Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë - polip, në edicionin e vitit 2018, solli me 18 maj 2018 në Prizren, shkrimtaren turke Gonca Özmen. Në Bibliotekën Komunale të Prizrenit, Özmen lexoi në gjuhën turke si dhe mbajti diskutim me publikun prizrenas.
Audienca përmbante dashamirë të letërsisë, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë. Ky ishte rast i rrallë për të diskutuar për letërsinë turke me një autore të mrekullueshme, siç është Gonca Özmen. Aktiviteti i moderua nga Bengi Muzbeg.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit "Kultura për Ndryshim" – projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Insitut.