KOMUNIKATË PËR SHTYP
Qendra Multimedia & Gerçek Tiyatrosu
LIDHUR ME NOTËN DIPLOMATIKE TË AMBASADËS SË TURQISË NË BOSNJE E HERCEGOVINË PËR SHFAQJEN TONË ‘GJASHTË KUNDËR TURQISË’
Jemi të befasuar nga njoftimi për notën zyrtare diplomatike të lëshuar nga Ambasada e Turqisë në Bosnje e Hercegovinë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, në përgjigje të prezantimit të shfaqjes tonë “Të gjashtët kundër Turqisë” në Teatrin Kombëtar të Sarajevës më 14 prill.
Megjithatë, ky reagim vetëm sa i jep edhe më shumë kuptim shfaqjes tonë, duke e bërë relevante edhe jetën e saj përtej-skenës. Reagime si këto, dëshmojnë se kemi prekur një nerv të rëndësishëm politik e shoqëror.
Duhet të theksojmë se presion i ngjashëm, sado që ‘nga hijet’ është ushtruar edhe nga Ambasada e Turqisë në Kosovë. Por, në Prishtinë autoritetet qendrore i kanë rezistuar këtij presioni. Madje Ministria e Kulturës edhe publikisht e ka mbështetur shfaqjen dhe ekipin e saj. Në anën tjetër, Komuna e Prizrenit dy herë e ka pamundësuar prezantimin e shfaqjes në Prizren.
“Të gjashtët kundër Turqisë” është një parabolë politike – ajo flet për Turqinë e Kosovën, por matricat e ngjashme, të ringjalljes së autoritarizmit, sot fatkeqësisht i gjejmë edhe në shumë vende të tjera, në Amerikë, në Hungari, në Sllovaki, Serbi e gjithandej.
Qendra Multimedia & Gerçek Tiyatrosu