Programi i plotë i Kosovo Theatre Showcase 2026 tashmë është publikuar!
Programi i këtij viti, që do të zhvillohet më 6–8 nëntor 2026 në Prizren, Kosovë, ndërthur produksione të përzgjedhura teatrore nga Kosova dhe rajoni me një konferencë ndërkombëtare të teatrit, të organizuar rreth temës:
[DE]KONTAMINIMI I SË VËRTETËS: A mund ta pajtojë teatri kontradiktën mes të vërtetave? Nëse po, me çfarë kostoje?
Përgjatë tri ditëve, Showcase do të krijojë hapësirë për takime, shkëmbim përvojash dhe dialog mes profesionistëve dhe dashamirësve të teatrit nga e gjithë bota, duke sjellë në vëmendje disa nga temat më komplekse dhe urgjente që formësojnë teatrin bashkëkohor.
Për të parë programin e plotë, klikoni këtu.
KOSOVO THEATRE SHOWCASE 2026 – PROGRAMI
Për të mësuar më shumë rreth edicionit të këtij viti, klikoni këtu.