Katër vjet pas shfaqjes 55 Shades of Gay, Qendra Multimedia kthehet në teatrin prestigjioz La MaMa në Nju Jork. Kësaj here, me shfaqjen Balkan Bordello, e cila është realizuar në bashkëpunim me La MaMa-n, Fondacionin My Balkans, dhe Teatrin Atelje 212.
Premiera amerikane e shfaqjes Balkan Bordello do të jetë më 31 mars, 2022, ndërsa shfaqja do të luhet në La MaMa për 10 ditë rresht deri më 10 prill.
Për bileta dhe informata shtesë: lamama.org/shows/balkan-bordello-2022
Shfaqja është vlerësuar lart nga kritikë e media të njohura botërore:
Gjuha teatrore është sa alegorike edhe lirike. Qëndrimi ushtarak dhe derdhja e gjakut gjithmonë kërkon hakmarrje.” - American Theatre, SHBA
“Një shfaqje teatrore e cila ka tërhequr interes të jashtëzakonshëm në tërë Ballaknin. Ajo flet për luftërat në ish-Jugosllavi, mirëpo bazohet në tragjeditë greke dhe bartë një mesazh universal kundër luftës.” - Deutsche Welle
“Ekzaltuese, provokative dhe e dhimbshme…” - Danas, Serbi
Më shumë për shfaqjen, këtu:
Foto: Ferdi Limani