BALKAN BORDELLO

Muzika: Gabriele Marangoni // Skenografia: Marija Kalabić // Kostumet: Gabriel Berry // Koreograf: Gjergj Prevazi // Koncepti visual dhe i dritave: Nico de Rooij // Dizajni i dritave: Yann Perregaux // Dramaturg: Dimitrije Kokanov, Zishan Ugurlu // Producente e shfaqjes: Beka Vučo // Koordinatore e produksionit: Maud Dinand //Përkthyese e dramës: Alexandra Channer //  Menaxher i produksionit: Kushtrim Sheremeti // Mbështetja teknike: Mentor Berisha // Ass. regjisor: Gëzim Hasani // Ass. skenografisë: Flaka Rrustemi

Shfaqja luhet në gjuhën angleze

Orari i shfaqjeve 2021:

PRISHTINË – 3, 11 & 12 nëntor: Teatri ODA, Prishtinë, Kosovë
GJILAN – 4 nëntor: Teatri i qytetit Gjilan, Kosovë
FERIZAJ – 5 nëntor: City Theater of Ferizaj, Kosovë
TIRANË – 6 nëntor: Teatri Kombëtar Experimental, Tiranë, Shqipëri
BEOGRAD– 8 & 9 nëntor: Teatri Atelje 212, Beograd, Serbi

Orari i shfaqjeve 2022:

NEW YORK, SHBA –30 mars –15 prill: La MaMa, Ellen Stewart Theatre


“Balkan Bordello” (Saga e një familjeje ballkanase), është e bazuar në  triologjinë “Orestia” të Eskilit. Si një avatar i botës moderne, Agamemnoni kthehet triumfues nga fushëbeteja, pasi ka bërë shkrumb e hi qytetin armik. Por ethet e entizuazmi i fitoreve të palavdishme janë kafshë të gjakut, me gjak ushqehen e nga gjaku jetojnë. Kur kthehet në shtëpi, Agamemnonin e pushtetshëm e pret vdekja. E vret e shoqja, Klitemnestra, gruaja e shtypur që duke vrarë burrin dëshiron të gjejë lirinë. Bashk me Egjistin, një poet hipokrit, Klitemnestra dëshiron të nisë nje jetë të re, pa frikë se do të dhunohet e poshtërohet nga burri. Por liria nuk mund të zë jetë në territoret ku dhuna ka qenë prezente për kaq kohë të gjatë. Tani, kur Agamemnoni nuk është më, rolin e tij prej dhunuesi e merr Klitemnestra – ajo bëhet Agamemnoni i munguar – dhe ajo që duhet të vuaj nga dhuna, shtypja e mosdurimi i sajë, është Elektra, e bija. Por çarku i dhunës nuk mund të mbyllet lehtë, se “çdo gjak i derdhur, ndjellë një gjak të ri’, siç këndohet në dramë. Prandaj, siç vrau të shoqin, Klitemnestra duhet të vritet, tash, nga i biri, Oresti, i cili nga Berlini ku po jetonte si refugjat, kthehet me të dashurin e tij koreograf, Piladin.

Ja, ky është shtrati i kësaj drame, që me humor të zi, prekë indin e temparamentit ballkanas, gjurmon morbideitetin e shpirtit njerëzor dhe nxjerrë në pah budallakun dhe naivitetin e një epoke që po ndërtohet mbi themele të dhunës, mosdurimit e urrejtjes. Personazhet e dramës i nënshtrohen fatit dhe gati pavetëdijshëm bien në grackën e palumturisë dhe të shkatërrimit. Delli për shkatërrim i joshë, siq e joshë vdekja jetën. “Balkan Bordello” është dramë për shoqëritë e traumatizuara që hanë vetveten. Ajo na ballafaqon me luftën si maqineri të shkatërrimit e ku jeta e normaliteti kapitullojnë para pabesive e ligësive të qenjës njerëzore.

Demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë. Beteja për të duhet të jetë e vazhdueshme. Çdo luhatje nga ky synim u lëshon vend fantazmave të luftës, abuzuve të forcës dhe autokratëve që fatin e shoqërive që i sundojnë e shohin si të ishte lojë e ruletit rus.  Shembujt i kishim dje – i kemi edhe sot! Ballkani i gjakut I viteve të 90-ta dhe Ballkani i etjes për hakmarrje tash. Hungaria e tanishme e autokratit Orbán, ku liria qytetare vidhet pëllëmbë pas pëllëmbe. Amerika post-Trump, me amerikanë të mashtruar që vazhdojnë të shohin ëndërra me mure. Turqia e Rusia me njerëz që jetojnë nën frikën e diktaturës shtetërore. Gjermania, që vazhdon të ndiqet nga fantazmat e gjalla të nacizmit. Ushtarë izraelit që rrafshojnë qytete Palestineze. Palestinezë të Hamasit që gjuajn me raketa qytetet izraelite. Një Siri e bërë rrafsh me tokë nga… oh, për atë Zot, nga kush, a dihet bile?

“Balkan Bordello” është një rrëfim epik për një epokë të çmendur të cilën jemi duke e jetuar.


“Tuj e huazu pejsazhin e Orestisë së Eskilit, shfaqja evokon arketipin e një shoqërie që del nga lufta në një gjendje konfuzioni, ku raportedt e rregullit dhe pushtetit së vjetër janë përmbysur, e rregulli e pushteti i ri nuk duket të kenë legjitimitet, sepse janë të bazuara në forcë”. Anna Di Lellio


Blerta Neziraj ka punuar shfaqje në Kosovë dhe jashtë saj. Shfaqjet me regjitë e saj kanë shëtitur gjerësisht në Evropë e Amerikë. (Vidy/Lausanne, Piccolo Theater/Milano, Volkstheater/Vienna. Volksbhune/Berlin…). Në vitin 2018 ajo ka qenë anëtare e Lincoln Center Theatre Directors Lab, kurse në pranverë të vitit 2019, ajo rikrijoi shfaqjen e saj ‘55 shades of gay’ në La MaMa në New York.

Ajo ka fituar shumë çmime (duke përfshirë edhe “Regjia më e mirë 2020” në Kosovë), dhe për shfaqjet e saj janë shkruar dhjetra kritika pozitive në mediat lokale e ndërkombëtare. Gazeta The Guardian e ka përshkruar atë si “njërën nga regjisoret kryesore të vendit të saj”, ndërkohë që The Stage i ka përshkruar shfaqjet e saj si “të pakompromis… të domosdoshme… dhe te fuqishme”.


Partnerët dhe mbështetësit: Trust for Mutual Understanding, Rockefeller Brother Fund, Kosovo Foundation for Open Society, European Fund for the Balkans, Open Society Foundation Serbia, Olof Palme International Center, Swiss Agency for Development and Cooperation SDC, European Union in Kosovo, The Dutch Embassies in Prishtina and in Belgrade, Municipality of Prishtina, City Theater of Ferizaj, Oda Theater, Prishtina, National Experimental Theater, Tirana.

www.lamama.org / www.qendra.org / www.mybalkans.art / www.atelje212.rs