CHARLES III

Qendra Multimedia prezanton:

CHARLES III

Premiera: 19 dhjetor, 2023 - Teatri ODA, Prishtinë

Teksti: Jeton Neziraj; Regjia: Agon Myftari; Aktorë: Dukagjin Podrimaj, Blend Sadiku, Vjosë Tasholli, Dardan Gashi, Albina Krasniqi; Skenografia: Nicola Minssen; Muzika: Tomor Kuçi; Dizajni i kostumeve: Albulena Borovci; Realizimi i kostumeve: Alma Krasniqi; Dritat: Yann Perregaux Dielf & Mursel Bekteshi; Menaxhere e projektit: Aurela Kadriu; Asistente e produksionit: Flaka Rrustemi; Rrobaqepës: Fadil Sahiti; Toni: Bujar Bekteshi; Mbështetja  teknike e logjistike: Adem Salihu & Lulzim Rexha

RRETH KOMEDISË "CHARLES III"

Edith, një kushërirë e largët e Charles III — mbretit të Mbretërisë së Bashkuar — vjen diku  thellë në Bjeshkët e Namuna të Kosovës, në një ekspeditë studimore mbi zërat dhe zhurmat. Këtu, ajo përhumbet në misteret e maleve shqiptare, në të cilat gjen një botë përplot aventura, këngë e legjenda të moçme, por edhe takon personazhe mistike të Eposit të Kreshnikëve! 

Mbreti Charles III vjen në Kosovë dhe bashkë me KFOR-in anglez, nisen në një aksion kërkim-shpëtimi, për Edithin e zhdukur pa gjurmë. 

Teatër