NEGOTIATING PEACE

RRETH SHFAQJES

Qendra Multimedia ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian të artistëve dhe punëtorëve kreativë nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Estonia për të krijuar shfaqjen më të re, “Negotiating Peace”.

E inspiruar nga libri “To End a War” i Richard Holbrooke dhe nga romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë, shfaqja ‘Negotiating Peace’ projekton dhe shpërfaqë dinamikat e arritjes së një marrëveshje paqeje: prapavijat, sfidat, frikën e shpresën që e shoqëron atë proces, duke ngritur pyetje të rëndësishme si: Kush mund të negociojë paqen? A u takon politikanëve legjitimeti për të bërë një gjë të tillë? A pajtohen vërtet njerëzit e zakonshëm pas nënshkrimit të ‘aktit të paqes’ në emrin e tyre? A mund të ketë falje kolektive, apo falja është akt individual?

Shfaqja përqendrohet tek ‘negociatat e paqes’, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme si dhe bisedimet politike, ende pa shumë rezultat, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke i marrë për bazë këto momente të rëdësishme politike nga luftëra dhe konflikte të ndryshme në vende të botës, shfaqja tenton të imagjinojë edhe se si do të mund të duket fundi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

DATAT E TURNEUT:

Premiera: 16 tetor, 2023 – Teatri ODA, Prishtinë

19 tetor, 2023  – Teatri ODA, Prishtinë

20 tetor, 2023 – Teatri i Qytetit të Gjilanit

21 tetor, 2023  – Teatri Shqiptar Shkup (Maqedoni e Veriut)

23 tetor, 2023 – Teatri “Adriana” i Qytetit të Ferizajt

25 tetor, 2023 – Teatri ODA, Prishtinë (Kosovo Theatre Showcase)

 

8 & 9 nëntor, 2023 – euro-scene Leipzig (Gjermani)

13 & 14 nëntor, 2023 – Prague City Theaters (Çeki)

 

Financuar nga:

National Endowment for Democracy (NED), Allianz Foundation, The Sigrid Rausing Trust, European Union in Kosovo, Ministry of Culture of Kosovo, Rockefeller Brothers Fund, Goethe Institute, City of Prague, Fond for Utøvende Kunstnere.