UNRECOGNIZED

Bashkëprodhuar nga: Qendra Multimedia (Prishtinë/Kosovë), Royal District Theatre (Tbilisi/Gjeorgji), Örnproduktion (Stokholm/Suedi), Theatre on Pechersk (Kyiv/Ukrainë), Teatri Shqiptar Shkup (Shkup/Maqedonia e Veriut), Malmö Stadsteater (Malmö/Suedi), Dramaten (Stokholm/Suedi) dhe Göteborgs Stadsteater (Gothenburg/Suedi)

Nga: Davit Gabunia dhe Jeton Neziraj | regjia: Data Tavadze | Aktorë: Ellen Jelinek, Kateryna Kisten, Kato Kalatozishvili, Maria Salomaa, Johannes Wanselow, Shkëlqim Islami
| Producent: Anders Öhrn | Kompozitor: Nikoloz Pasuri | Skenografi, ndriçim dhe video: Ludde Falk | Asistent i regjisorit: Orges Karaga | Menaxhimi i produksionit: Aurela Kadriu | Teknikë të ndriçimit dhe zërimit: Bujar Bekteshi, Ibrahim Xhemaili, Mursel Bekteshi | Koordinim dhe menaxhim i turneut: Flaka Rrustemi | Komunikim dhe logjistikë: Florida Kastrati | Teknikë të ndriçimit dhe zërit: Bujar Bekteshi, Ibrahim Xhemaili, Mursel Bekteshi | Materialet vizuale: project GRAPHICS | Video promocionale dhe xhirime: Besim Ugzmajli

 RRETH SHFAQJES

UNRECOGNIZED bashkon gjashtë aktorë nga Ukraina, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Finlanda dhe Suedia. Shfaqja sillet rreth mitit të Tauridës — tokës së lashtë që lidhet me Krimenë e sotme, e përshkruar nga grekët e lashtë si një vend i largët dhe armiqësor, në skajin e “botës së tyre”.

Duke u mbështetur në mitin e Ifigjenisë në Tauridë, UNRECOGNIZED lëviz mes rrëfimeve të lashta dhe përvojave bashkëkohore të luftës, zhvendosjes, kufijve të kontestuar dhe përkatësisë. Materiali dokumentar, dëshmitë personale, fiksioni dhe humori ndërthuren në skenë, duke shtruar pyetjen se kush e ka fuqinë ta quajë dikë të huaj, të vendosë një kufi, ta njohë një shtet — apo ta lërë atë të panjohur.

Shkruar nga Davit Gabunia (Gjeorgji) dhe Jeton Neziraj (Kosovë), shfaqja e sheh Evropën nga vende që shumë shpesh përshkruhen si periferitë e saj. Këtu, lufta, pushtimi dhe zhvendosja nuk janë fantazma të së kaluarës, por realitete të së tashmes — dhe pyetja se kush përket ku, kush sakrifikohet dhe kush ka të drejtë të vendosë, mbetet e pazgjidhur.

“UNRECOGNIZED nis me një pyetje të thjeshtë: çfarë i ndodh një qenieje njerëzore kur shtëpia, historia, apo edhe vetë ekzistenca e saj nuk njihet më? Ne vështrojmë trupat e kapur mes kufijve, luftërave dhe vendimeve politike – trupa që përdoren, shfrytëzohen dhe sakrifikohen, përsëri e përsëri, si material nga i cili ndërtohen ose zhduken shtetet dhe kombet, kufijtë vizatohen, territoret pretendohen, pushtetet politike dhe fetare forcohen, ndërsa identitetet kolektive dhe mitet kombëtare ruhen. Për mua, kjo shfaqje është një përpjekje për t’ua rikthyer këtyre trupave emrat e tyre, kujtimet e tyre dhe të drejtën e tyre për t’u parë.” — Data Tavadze

TURNEU NË 2026

10 tetor — Premiera në Shkup, Maqedonia e Veriut

12 tetor — Gjilan, Kosovë

13 tetor — Prishtinë, Kosovë

5 nëntor — Tiranë, Shqipëri

8 nëntor — Prizren, Kosovë

13–15 nëntor — Malmö Stadsteater

18 nëntor — Göteborgs Stadsteater

21–22 nëntor — Dramaten

25–27 nëntor — Tbilisi, Gjeorgji

1–4 dhjetor — Paraprakisht në Kiev ose Lviv, Ukrainë

Datat e tjera të turneut për 2027 dhe 2028 do të njoftohen së shpejti.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Swedish Institute.

Distribuimi ndërkombëtar: [email protected] / www.qendra.org

 

Teatër