Qendra Multimedia prezanton:
TË BARDHËT
Nga: Steven Leigh Morris
Regjia: Besim Ugzmajli
Aktorë: Shpëtim Selmani, Verona Koxha, Bujar Ahmeti
Drejtor artistik i produksionit: Mentor Berisha / Kostumografe: Njomza Luci / Kompozitor: Memli Kelmendi / Përkthyes: Qerim Ondozi / Ndriçues: Yann Perregaux / Asistent regjisor: Sovran Ndrecaj / Tonist: Bujar Bekteshi / Mbështetja logjistike: Adem Salihu, Lulzim Rexha, Mursel Bekteshi / Koordinimi dhe difuzioni: Blerta Neziraj, Flaka Rrustemi, Aurela Kadriu, Jeton Neziraj
Premiera: 24 & 25 maj, 2024. Teatri ODA, Prishtinë.
Për shfaqjen:
Një satirë sociale për një liberal të moshuar, një të ri progresiv dhe një populist
Në një teatër gjysmë-profesional në Tulsa, Oklahoma, drejtori artistik i kahmotshëm i teatrit, Luis, është duke aktruar dhe bërë regjinë e “Mbretit Lir” të Shekspirit - një dramë që pak a shumë i ngjan “Cinderellas”, për një mbret që vendos të pensionohet dhe ua dhuron pronat dy prej tri të bijave të tij që ia plotësojnë dëshirat fëmijërore sipas qejfit të tij.
Luis është i bardhë dhe në dekadat e fundit, nën udhëheqjen e tij i ka shërbyer prodhimit të dramave kryesisht nga dramaturgë të bardhë britanikë, evropianë e amerikanë, duke mos e konsideruar faktin se teatri i tij ndodhet në një lagje afro-amerikane dhe është ndërtuar mbi rrënojat e Black Wall Street, një masakër racore e para më shumë se një shekulli, nga barbarë të bardhë kundër një lagjeje afro-amerikane në lulëzim.
Teksa të gjithë provojnë skena nga drama, ngriten dy çështje qendrore. E para, për shkak se për rolet e motrave dinake të Kordelias, Luis ka zgjedhur aktore me ngjyrë, ndërkohë që Kordelia e mirë është e bardhë, Luis kujtohet se shfaqja që do të mbetet si shenjë e punës së tij, shumë lehtë mund të interpretohet si racistë. A mund ta zëvendësojë Priscillën me një aktore me ngjyrë, pa rrezikuar që teatri i tij të konsiderohet si “i këndellur”* në mes të një Shteti të Kuq**. Dhe si ballafaqohet Priscilla me mundësinë që të zëvendësohet nga një aktore tjetër për arsye plotësisht racore? Çështja tjetër është se Luis është duke vdekur nga kanceri. Prej një vizite nga Engjëlli i Vdekjes, ai e kupton se do të jetojë vetëm deri në premierë të shfaqjes. Ajo që po i jep jetë është ajo që do t’ia marrë jetën.
Kolegët e vet aktorë e lusin ta shtyjë premierën, ata mundohen të gjejnë arsye nga më të ndryshmet për ta ndaluar premierën e pashmangshme, por Luis liberali është asgjë por i vendosur.
_____________________________________
Edhe pse çështjet racore e gjinore që trajton kjo shfaqje janë gjeografikisht të vendosura në një kontekst tjetër, ato prapë se prapë reflektojnë edhe dinamikat shoqërore e gjinore të pranishme në kontekstin tonë. Kjo shfaqje vjen në një kohë kur, në një ambient konzervator e tradicionalist si ky i yni, shumëllojshmëria dhe idetë e reja për shumësinë e identiteteve gjinore e orientimeve seksuale janë duke u kuptuar pak e mbjellur me frikë. Ndërsa i nxitur edhe nga masmedia e rrjetet sociale, racizmi ka gjetur akoma më shumë terren për t'u përforcuar e marrë hov. Drama amerikane e Oklahomës së largët, publikut te ne, në Kosovë, në Evropë, veç të tjerash, ia shtron edhe një pyetje sfiduese: në konkursin e radhës për drejtor të një teatri publik konkuron edhe një rom që ka shkollim superior dhe ka portfolion më mbresëlënëse se sa dy kandidatët tjerë 'evropianë të bardhë'. Çfarë shancash ka kandidati rom në këtë konstalacion?