Thirrja është e hapur për shkrimtarë të rinjë, studentë të teatrit dhe të rinjë të interesuar në shkrimin e dramës dhe në të bërit teatër.
Datat: 29 nëntor – 3 dhjetor 2019
Vendi: Qendra Multimedia, Prishtinë
Gjuha: shqip dhe anglisht
Afati i aplikimit: 20 nëntor.
Aplikimi: Të interesuarit duhet të dërgojnë me e-mail CV-në dhe një letër motivimi. Vetëm pjesëmarrësit që do të pranohen do të njoftohen me e-mail, më së largu deri me datë 22 nëntor. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Masterklasa është gratis. Pjesëmarrësit duhet t’i mbulojnë vetë shpenzimet eventuale (të rrugës apo të akomodimit).
CV dhe letra e motivimit duhet të dërgohen në [email protected] (më së largu deri më 20 nëntor).
Pjesëmarrësit në këtë masterklasë do të kenë mundësi të mësojnë disa nga teknikat e shkrimit të dramës, përmes punës praktike dhe diskutimeve, në një periudhë intensive 5 ditore.
Roland Schimmelpfennig (1967) është njëri prej dramaturgëve më të rëndësishëm dhe më të inskenuar në Evropë. Dramat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë të ndryshme dhe janë vënë në skenë në rreth 50 vende të botës. Në vitin 2010, Schimmelpfennig është shpërblyer me Mülheim Dramatists Prize për dramën e tij “Der goldene Drache” (Dragoiiartë), e cila ka pasur premierën në Burg theater të Vjenës në vitin 2009, e nga ajo kohë ka pasur mbi 30 produksione në të gjithë botën. Schimmelpfennig është fitues i dhjetra çmimeve të tjera në Gjermani dhe Evropë, përfshi edhe fitues i çmimit më të lartë gjerman për dramë Else Lasker Schüler Prize.
Kjo masterklasë është mundësuar nga Instituti Goethe.
Kontakti: [email protected]