Nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e kësaj përvoje të mrekullueshme letrare, na dërgoni CV-në me disa shembuj të punës suaj kreative në: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 27 prill 2019. Punëtoria do të mbahet në datat 9-12 maj, nga ora 14:00 deri në orën 18:00, në hapësirat e Qendrës Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org). Copëzat e përzgjedhura të krijuara nga pjesëmarrësit do të paraqiten publikisht të dielen më 12 maj, në kuadër të festivalit polip. Punëtoria është falas, ndërsa për pjesëmarrësit që nuk janë nga Prishtina organizatori do t’imbulojë shpenzimet e udhëtimit.
Aplikacionet do të shqyrtohen nga një komision prej tre personave. Aplikantët do të njofohen për rezultatet deri më 5 maj 2019.
The WORD LITERARY FORUM, a Spoken Word Co-op Project është bashkëpunim ndërmjet Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip (Prishtinë), Festivalit KROKODIL (Beograd) dhe Bern ist überall (Bern).
Forumi i Fjalës Letrare dëshiron të realizojë një “trafikim të veçantë me njerëz”. Kjo hapësirë krijon kushte të mira për autorët e fjalës së thënë. Ajo synon ta zhvillojë më tej zanatin dhe të mundësojë shkëmbim më domethënës kulturor. Malli në këtë rast janë njerëzit dhe tekstet e tyre, zanati është të shkruarit dhe performanca. Tri qytetet, Beogradi, Berni dhe Prishtina, janë ndalesat e para.
Udhëheqësit e punëtorisë:
Gerhard Meister njihet si dramaturg dhe perfomues i fjalëve-teksteve të tij. Ai gjithashtu shkruan radiodrama dhe poezi. Si performues, ai është anëtar i grupit Bern ist überall dhe punon bashkë me muzikanten Anna Trauffer si meistertrauffer. Pas Viiecher&Vegetarier (2011) tani është publikuar Mau öppis ohni Bombe, një përmbledhje tjetër e fjalëve-teksteve të tij. Me Eine Lichtsekunde über meinem Kopf ai gjithashtu ka botuar një libër me poezi.
Dragan Protic Prota është artist dhe aktivist i njohur nga Beogradi, aktiv në këtë skenë që nga fillimi i viteve 1990 me kolektivin artistik Skart, me ndjenjë të fortë të aspektit politik, sidomos atij social në punën e tij. Së bashku me disa miq, ai është gjithashtu aktiv në fushën e poezisë, ku ka themeluar edhe festivalin e mikrofonit të hapur Pesnicenje http://www.skart.rs/
Shpëtim Selmani u lind më 1986 në Prishtinë. Ka studiuar aktrim në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Arteve. Përveç shkrimit të poezisë dhe romaneve, ai gjithashtu rregullisht luan në shfaqje teatrore. Libri i tij i fundit është “Poezi në kohën e gjakut dhe dëshpërimit: 2010-2017”. Shpëtimi shkruan rregullisht për blogun alternativ S’bunker. Ai gjithashtu është ëndërrimtar që duket se s’i duhet askujt.
The WORD LITERARY FORUM, a Spoken Word Co-op Project fton poetë e artistë të rinj / entuziastë për një punëtori 4-ditore që ka të bëjë me poezinë në skenë, poezinë dhe letërsinë performuese, dhe paraqitjen e sajë live para publikut. Punëtoria do të mbahet nga 9 deri 12 maj 2019 në Prishtinë, në kuadër tëFestivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip. Udhëheqës të punëtorisë do të jenë Gerhard Meister (Bern), Dragan Protic Prota (Beograd) dhe Shpëtim Selmani (Prishtinë).
Programi: Fjalë për skenë e jo për fletë: tre shkrimtarë ndërkombëtarë punojnë së bashku për ta promovuar fjalën e thënë. Në anën tjetër,“fjala e thënë” u shndërrua në zhanër në vete dhe i përshkruan autorët të cilët prezentojnë letërsinë si performancë në skenë. Ata ngrisin zërin e tyre në publik. Ata tregojnë rrëfime të përditshme. Citojnë poezi të mbrapshta. Pështillen në epika shumëgjuhëshe. Por më e rëndësishmja, ata shpesh marrin pozicione domethënëse në tema kulturore, të cilat paraqesin brengë për ta dhe për publikun e tyre. Fjala e thënë është mënyrë e jetës në një kulturë demokratike dhe e gëzimit të lirisë së shprehjes.