Hapet thirrja e dytë për aplikime



Kultura për ndryshim bën hapjen e thirrjes së dytë për aplikime

Qendra Multimedia ka bërë hapjen e thirrjes së dytë për aplikime për grante, që bëhet në kuadër të projektit Kultura për ndryshim, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky projekt implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.

Qëllimi i thirrjes për aplikim është forcimi i sektorit kulturor si një shtysë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës përmes përkrahjes të projekteve të qëndrueshme, dhe aktiviteteve të organizatave kulturore që promovojnë kreativitetin, gjithë-përfshirjen sociale dhe bashkëpunimin.

Kultura për ndryshim do të implementohet gjatë një periudhe tri vjeçare në fushën e kulturës dhe arsimit në Kosovë.

Aktivitetet kulturore të propozuara mund të mbulojnë teatrin dhe artet performuese, artet audio-vizuale, kinemanë, fushën e librit dhe botimeve, intervenimet arkitektonike dhe urbane, muzikën, artet vizuale, artizanatet, modën, dizajnin  dhe aktivitetet e tjera ndërdisiplinore.

Paketa e aplikimeve 2019

Lajme