Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd], kanë kënaqësinë të hapin thirrjen e dytë për rezidencat artistike në kuadër të platformës së përbashkët Reconnection 2.0, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Rezidencat artistike Reconnection 2.0 kanë për qëllim të shërbejnë si hapësira për artistë dhe artiste nga fusha të ndryshme (letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.), që përgjatë një muaji në Serbi të reflektojnë dhe prodhojnë punë nga fushat e tyre përkatëse.
Nga kjo fazë e thirrjes do të kenë mundësi të përfitojnë deri në dy artistë/e nga Kosova, të cilët do të përfitojnë nga një rezidencë një mujore në Serbi.
Gjatë qëndrimit një mujor në Serbi, secili/a nga artistët/et pritet të krijojnë punë të reja si dhe të bashkëpunojnë afërsisht me stafin e Heartefact Fund në programin ekzistues.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë artistët dhe artistet e moshës mbi 20 vjeç, nga Kosova, nga të gjitha fushat artistike [letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.]
Si të aplikohet?
***Aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi në adresën elektronike: [email protected]. Me subjekt: Serbia / Artistic Residencies Reconnection 2.0
Afati për aplikim
E enjte, 16 qershor, 2022.
Kur do të realizohen rezidencat?
*** Artistët dhe artistet përfitues/e pritet të jenë në Kosovë, në mes muajve gusht-shtator, 2022. Data e saktë e rezidencës një mujore për secilin/ën nga dy përfituesit/et do të vendoset në bashkëpunim me artistët dhe artistet përkatës/e pas përfundimit të përzgjedhjes.
Çka përfshin rezidenca artistike Reconnection 2.0?
Rezidenca artistike Reconnection 2.0 përfshin:
Qëndrim një mujor në Serbi.
Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit.
Mbulim të shpenzimeve të akomodimit.
Një stipend bazik për shpenzime personale gjatë qëndrimit.
Një ngjarje promovuese të punës së artistit/es në përgjithësi, dhe punës së prodhuar gjatë rezidencës, në veçanti.
*Vetëm kandidatët dhe kandidatet e përzgjedhur/a do të njoftohen përmes emailit.
Të gjithë/a ata dhe ato që kanë pyetje apo nevojë për sqarime shtesë, mund t’i drejtojnë ato në adresat e lartëcekura jo më vonë se të martën, 14 qershor, 2022