Biografitë
Flaka Haliti u lind më 1982 në Prishtinë, Kosovë dhe jeton në Mynih të Gjermanisë. Pas diplomimit në shkallën baçelor nga Departamenti i Dizajnit Grafik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2006, ajo ka studiuar Arte të Bukura në Städelschule në Frankfurt, nga viti 2008 deri më 2013. Aktualisht, ajo është duke bërë PhD në Praktikë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Puna e saj është ekspozuar gjerësisht në institucione dhe bienale të njohura ndërkombëtare, siç janë Bienalja e Ljublanës për Arte Grafike (2019), Bienalja e Busan (2018), Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (2018) Arti Publik Mynih (2018), Kunsthaus Bregenz (2018), Kunsthaus Hamburg (2018), Kunsthalle Lingen (2017), Pavijoni i Republikës së Kosovës në Bienalen e 56-të të Venedikut (2015), Kunsthalle Wien (2015), mumok, Vjenë (2014), dhe Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë (2014). Ka fituar çmimin Henkel Art në vitin 2013 dhe ka qenë përfituese e bursës Villa Romana në Florencë në vitin 2016. Në po të njëjtin vit, është shpërblyer me çmimin Ars Viva. Së fundmi, është shpërblyer me çmimin Ludëig Fies-Preis me rastin e trienales së 14-të Kleinpastik Fellbach 2019 dhe është nominuar për Preis der Nationalgalerie 2019.
Leonie Radine është kuratore me bazë në Kolonje. Që nga viti 2015 ajo punon në Muzeun e Ludëigut ku aktualisht është duke përgatitur ekspozitën ndërdiscilinare dedikuar depërtueshmërisë së trupave, çështjeve të përfaqësimit dhe qasshmërisë. Projekte të tjera kuratoriale përfshijnë ekzpositën e Hague Yang “ETA 1994-2018” dhe ekspozitën eksperimentale “KËTU DHE TANI” Në Muzeun e Ludwifut. Më herët ka punuar si ndihmës-kuratore për Yilmaz Dziewior në Pavijonin e Austrisë në Bienalen e Venedikut më 2015 dhe për Susanne Pfeffer në Institutin KW për Arte Bashkëkohore në Berlin (2010-2013). Ka studiuar histori të artit në Marburg dhe Berlin.
Nga 26 deri më 30 qershor, Qendra Multimedia do të sjell në Kosovë artisten e njohur kosovare Flaka Haliti si dhe kuratoren gjermane Leonie Radine. Bashkëpunimi i dyshes ka filluar në vitin 2018 me ekspozitën “KËTU – APO ATJE, ËSHTË MË ATJE” të Halitit në Galerinë Kombëtare të Tiranës, dhe vazhdon me ekspozitën e ardhshme “KËTU DHE TANIi” në Muzeun e Ludëig: Transcorporealities në Kolonjë.
Në punët e saj, Haliti përzien estetikën me objekte të ndryshme të përditshmërisë, në mënyrë që të eksplorojë horizonte, agjenci të mundshme dhe figuracione alternative përtej kufijve strukturorë dhe politikë, koncepte të thjeshta të përkatësisë dhe projeksione që lidhen me identitetin. Praktika e saj ndërdisciplinare kërkon për diversitetdhe lëvizje të pozitës së çfarëdo objekti si dhe ndërvarësive brenda për brenda një rrjeti kompleks të marrëdhënieve të pushtetit.
Gjatë vizitës së tyre, Haliti dhe Radine do të organizojnë takime sy-më-sy me dhjetë artistë të rinj në Prishtinë. Në këto takime, dhjetë artistë do të kenë mundësi të marrin këshilla për punën e tyre artistike dhe si ajo mund të zhvillohet më tutje. Pas këtyre takimeve, Qendra Multimedia do të organizojë edhe një bisedë publike me dy artistet, ku ato do të flasin për punën e Halitit si dhe rrugëtimet dhe projektet e tyre të përbashkëta.
Vendi: Qendra Multimedia
Data: 29 qershor, 2019
Koha: 18h00