Komedia “Hipokritët ose pacienti anglez” merret me sistemin shëndetësor i cili, i zënë në kurthin e kapitalizmit e të politikave neoliberale, është shndërruar në njërën prej gangrenave kryesore të shoqërive bashkëkohore në Ballkan, dhe jo vetëm. Shëndetësia s’është krijuar jo për t’iu shërbyer qytetarëve, por për t’i shërbyer industrisë farmaceutike, asaj të sigurimeve shëndetësore e spitaleve private, të cilat shëndetin e pacientit e shohin si produkt prej të cilit duhet të fitohet dhe prej të cilit mund të akumulohet kapitali. Kujdesi shëndetësor është marketizuar e komercializuar, kurse institucionet shëndetësore publike funksionojnë në kushte të mjerueshme, me mjek të korruptuar e mizantrop.
Nga: Jeton Neziraj // Regjisorë: Agon Myftari & Blerta Neziraj // Aktorë: Ilire Vinca, Bajrush Mjaku, Dukagjin Podrimaj, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu, Daniela Markaj, Art Lokaj (muzikant) // Skenografia: Igor Vasiljev // Kompozitor: Gabriele Marangoni // Kostumografe: Albulena Borovci // Ass. skenografe: Isidora Spasic // Ass. regjisorë: Enkeleda Simitxhiu Avdiu, Rina Galani // Dizajni i dritave: Mursel Bekteshi / Drejtor Teknik: Fatlum Idrizi
Prodhuar nga: Qendra Multimedia, Prishtina
Komedia “Hipokritët ose pacienti anglez” do të jetë pjesë e festivalit të teatrit në Gjilan “Flaka e Janarit” i cili mbahet në fund të këtij muaji. Kjo shfaqje është prodhim i Qendrës Multimedia dhe do të shfaqet me datën 26 janar në teatrin e qytetit në Gjilan.