Photos by: Atdhe Mulla
Me 5 prill 2018, në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë u mbajt seanca informative në lidhje me thirrjen për aplikime të projektit “Kultura për ndryshim” i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe implementuar në bashkëpunim ndërmjet Qendrës Multimedia dhe Insitutit Goethe.
Projekti synon forcimin e sektorit kulturor në Kosovë përmes përkrahjes së projekteve kulturore të qëndrueshme si dhe përkrahjes së aktiviteteve të organizatave kulturore e artistëve që promovojnë kreativitetin, gjithë-përfshirjen sociale dhe bashkëpunimin kulturor lokal apo ndërkombëtar.