Laboratori i dramës bashkëkohore shqipe
Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Qendra Multimedia, Teatri “Adriana”, Ferizaj dhe Etno Teatri në Kukaj do të organizojnë laboratorin e dramës bashkëkohore shqipe RKS_DRAMA LAB 2020 / 2021.
Pjesëmarrësit në këtë laborator, do të kenë mundësi të përfshihen në procesin kreativ të shkrimit të dramës, të shkruajnë drama të reja ose të përfundojnë projekte shkrimi të nisura më herët. Në fund të procesit, pritet që secili nga pjesëmarrësit të ketë një dramë të përfunduar e cila pastaj do të prezantohet para publikut në formën e një leximi skenik.
Dramat e pjesëmarrësve do të botohen në një vëllim, kurse tri prej tyre, të konsideruara si më të mirat të shkruara gjatë këtij procesi, do të përkthehen në anglisht, do të shpërndahen dhe do të promovohen përmes rrjetit ndërkombëtar të dramaturgjisë EURODRAM. Këto drama do të konsiderohen si potencial për inskenim në njërin prej teatrove partnere në RKS_DRAMA LAB 2020/2021 dhe poashtu do të promovohen në aktivitete e festivale të ndryshme teatrore që mbahen në Kosovë, duke përfshirë këtu “Flaka e Janarit” e “Kosovo Theater Showcase 2021”.
Laboratori do të mbahet në dy faza: në datat 27 nëntor – 3 dhjetor dhe pastaj në datat 18 – 22 dhjetor 2020, kurse do të drejtohet nga profesori, regjisori e dramaturgu ynë i mirënjohur Fadil Hysaj.
Laboratori do të mbahet në fshatin Kukaj.
Kush mund të aplikojë: dramaturgët, shkrimtarët, gazetarët dhe të gjithë ata që duan të shkruajnë drama. Mosha e preferuar: 18 – 45. Pjesmarrësit duhet të jenë banorë të Kosovës.
Si mund të aplikoni: dërgojeni CV-në tuaj, bashkë me një letër motivimi (jo më të gjatë se një faqe), në e-mail adresën: [email protected]
Afati i fundit për dërgimin e aplikacioneve: 19 nëntor 2020.
Në tërësi vetëm 7 pjesmarrës do të përgjedhen.
Pjesëmarrësit do të kompenzohen në shumë prej 500 eurosh. Shpenzimet e ushqimit e qëndrimit, gjatë dy fazave të laboratorit, do të mbulohen nga organizatorët.