Thirrje për pjesëmarrje – RKS_DRAMA LAB 2021/2022
Laboratori i dramës bashkëkohore shqipe
Teatri i Gjilanit në bashkëpunim me Qendrën Multimedia do të organizojnë laboratorin e dramës bashkëkohore shqipe RKS_DRAMA LAB 2021 / 2022.
Pjesëmarrësit në këtë laborator, do të kenë mundësi të përfshihen në procesin kreativ të shkrimit të dramës, të shkruajnë drama të reja ose të përfundojnë projekte të shkrimit për teatër të nisura më herët.
Tri nga dramat, të konsideruara si më të mirat të shkruara gjatë këtij procesi, do të botohen si dhe do të shpërndahen dhe do të promovohen përmes rrjetit ndërkombëtar të dramaturgjisë EURODRAM. Këto drama do të konsiderohen si potencial për inskenim në Teatrin e Gjilanit dhe poashtu do të promovohen në aktivitete e festivale të ndryshme teatrore që mbahen në Kosovë, duke përfshirë këtu “Flaka e Janarit” e “Kosovo Theater Showcase 2022”.
Një prezentim i materialeve të prodhuara gjatë këtij procesi do të bëhet me date 28 janar 2022, në Teatrin e Gjilanit, në kuadër te Flakës së Janarit.
Laboratori do të mbahet në Prishtinë, në Teatrin Oda, nga datat 13 – 20 janar 2022, kurse do të drejtohet nga dramaturgu Jeton Neziraj.
Kush mund të aplikojë: dramaturgët, shkrimtarët, gazetarët dhe të gjithë ata që duan të shkruajnë drama. Mosha e preferuar: 18 – 45. Pjesmarrësit duhet të jenë banorë të Kosovës.
Si mund të aplikoni: dërgoni CV-në tuaj, bashkë me një letër motivimi (jo më të gjatë se një faqe), në e-mail adresën: [email protected]
Afati i fundit për dërgimin e aplikacioneve: 10 janar 2022.
Në tërësi vetëm 7 pjesmarrës do të përgjedhen.
Pjesëmarrësit do të kompenzohen në shumën prej 150 eurosh, në emër të shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit.