EURODRAM – Thirrje e hapur për drama të përkthyera 2024/2025



Komiteti Shqiptar i EURODRAM, publikon këtë thirrje të hapur për drama të përkthyera në gjuhën shqipe

Për sezonën 2024/2025, komiteteti i gjuhës shqipe është i ngarkuar që të përzgjedhë drama të përkthyera në gjuhën shqipe, nga njëra prej gjuhëve evropiane që janë pjesë e EURODRAM-it. Dramat duhet të jenë përkthyer në këto dy vjetët e fundit. Ato mund të jenë të botuara apo të pabotuara, të inskenuara apo jo.

Në këtë vegëz mund të gjendet lista e plotë e gjuhëve të përfaqësuara në EURODRAM dhe detaje shtesë: http://eurodram.org/committees-members/

Dramat e përkthyera mund të dorëzohen nga vet dramaturgët, përkthyesit, botuesit, agjentët etj., në adresën e mëposhtme elektronike, me subjektin: EURODRAM 2025:

[email protected]

Propozimet duhet të përfshijnë përkthimin e dramës, biografinë e autorit dhe të përkthyesit, një përmbledhje të shkurtër të dramës si dhe një faqe faktesh (gjuha prej nga është përkthyer drama, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim apo produksionet e mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.

Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit vendorë për ta vënë në skenë apo për ta botuar dramën. Dramat e përzgjedhura poashtu do të promovohen në rrjetin Eurodram.

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 20 janar, 2025. Rezultatet e konkursit do të publikohen me 25 mars 2025.

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mesdhetare dhe ato të Azisë Qendrore. Rrjeti numëron rreth 300 anëtarë që janë pjesë e rreth 30 komisioneve gjuhësore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që t'ua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve dhe të përkthyesve të teatrit, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptar i EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org)

Për më shumë detaje rreth kësaj thirrjeje dhe rreth EURODRAM-it:

http://eurodram.org

Lajme