Marija Kalabić dhe Anja Drljević në rezidenca artistike në Kosovë



Përmes thirrjes për Rezidencat Artistike Reconnection 2.0, të shpallur në kuadër të projektit Reconnection 2.0 të financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) e Heartefact Fund (Beograd), dy artistet Marija Kalabić dhe Anja Drljević kanë përfituar secila nga një rezidencë artistike një-mujore në Prishtinë përgjatë muajit maj. Skenografja Marija Kalabić dhe aktorja Anja Drljević aktualisht po punojnë të dyja në projektin teatror The Handke Project. 

 

Marija Kalabić u lind më 1972 në Beograd. Në vitin 2006 ka mbaruar studimet për arkitekturë në Universitetin e Beogradit. Me skenografi është marrë që nga viti 1997 dhe ka realizuar mbi 150 skenografi për shfaqje të ndryshme teatrore. Në vitin 2003 është anëtarësuar në ULUPUDS (Shoqata Serbe e Dizajnerëve dhe Arteve Aplikative). Ka realizuar një numër ekspozitash dhe nga viti 2005 deri më 2016 ka ligjëruar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Beogradit. Nga viti 2008 është e punësuar në Teatrin Kombëtar të Suboticës. 

Anja Drljević u lind më 1993 në Nikshiq të Malit të Zi. Ka mbaruar studimet për aktrim në Akademinë e Arteve Skenike në Sarajevë - Bosnjë e Hercegovinë. Deri më sot ka luajtur në disa shfaqje teatri e filma të prodhuar në rajon. Aktualisht jeton dhe punon në Beograd.

Lajme