Dita Ndërkombëtare e përkthimit



Më 30 shtator Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut shënojnë Ditën Ndrkombtare të Përkthimit. Gjatë kësaj ngjarjeje, ne kemi ftuar përkthyes të veprave letrare të cilët gjatë viteve kanë kontribuar vyeshëm në përkthimin e veprave të ndryshme në gjuhën shqipe.

Më 2017, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 shtatorin si Ditë Botërore e Përkthimit për të kremtuar rolin e profesionistëve gjuhësorë në lidhjen e kombeve dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit.

Për të diskutuar rreth punës së tyre si përkthyes, në studion e Qendrës me ne do të jenë Anton Berishaj, profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prushtinës dhe përkthyes letrar, Gazmend Bërlajolli, përkthyes letrar dhe Qerim Ondozi, përkthyer letrar. Gjatë diskutimit, përmes platformës Zoom do të na bashkangjitet edhe Alexandra Channer, përkthyese e veprave shqipe në gjuhën angleze.

Gjatë programit do të lexohen edhe pjesë të përzgjedhura letrare nga aktoret Arta Muçaj dhe Alketa Sylaj.  

Kjo ngjarje do të transmetohet online në faqen e Qendra Multimedia në Facebook drejtpërdrejtë nga teatri Oda në Prishtinë me fillim në ora 19.00.  

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit në Prishtinë mbështetet nga programi Kultura për Ndryshim, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.

Lajme