POLIP XI – THIRRJE PËR VULLNETARË



📢 HAJDE N’POLIP!
❗THIRRJE PËR VULLNETARË/E❗
Nga data 10-13 shtator, 2021, Qendra Multimedia organizon edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip, që është ngjarja më e madhe e letërsisë në Kosovë.
Këtë vit, rreth 30 shkrimtarë e artistë nga rajoni dhe bota do të vijnë në Prishtinë për të lexuar nga veprat e tyre si dhe për të diskutuar mbi çështje të rëndësishme politike, sociale, letrare e artistike.
Ne jemi duke kërkuar 5 vullnetare/ë të cilat/ët do të angazhohen në organizimin e festivalit, gjatë atyre tri ditëve.
Profili i dëshirueshëm i anëtarëve/eve të polip-it:
🔴 Të jeni student/e apo i/e diplomuar në letërsi apo shkrimtar/e i/e ri/re apo i/e apasionuar
pas artit.
🔴 Vullnetarëve të përzgjedhur do t’u kompenzohen nga 50 euro (për tri ditë) si dhe do t’u ipen nga 15 libra të botuara nga Qendra Multimedia.
📥 Ju lutem të na shkruani një letër motivimi, ku i cekni edhe cilat gjuhë i njihni, në adresën: [email protected], më së largu deri me 30 gusht, 2021.

Lajme