*****SHTYHET AFATI PËR APLIKIM*******
Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd], kanë kënaqësinë të ju ftojnë të aplikoni për rezidencat artistike të cilat do të implementohen në kuadër të platformës së përbashkët Reconnection 2.0, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Rezidencat artistike Reconnection 2.0 kanë për qëllim të shërbejnë si hapësira për artistë dhe artiste nga fusha të ndryshme (letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.), që përgjatë një muaji të reflektojnë dhe prodhojnë punë nga fushat e tyre përkatëse.
Nga kjo fazë e thirrjes do të kenë mundësi të përfitojnë deri në tre artistë/e nga Serbia, do të përfitojnë nga një rezidencë një mujore në Kosovë
Gjatë qëndrimit një mujor në Kosovë, secili/a nga artistët/et pritet të krijojnë punë të reja si dhe të bashkëpunojnë afërsisht me stafin e Qendrës Multimedia, në programet e veta ekzistuese.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë artistët dhe artistet e moshës mbi 20 vjeç, nga Kosova dhe Serbia, nga të gjitha fushat artistike [letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.]
Si të aplikohet?
***Për artistët dhe artistet nga Serbia, të interesuar/a për rezidencën një mujore në Kosovë, aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi në adresën: [email protected]. Me subjekt: Kosovo / Artistic Residencies Reconnection 2.0
Afati për aplikim
E premte, 25 korrik 2023; 23:59.
Kur do të realizohen rezidencat?
*** Artistët dhe artistet rezidentë/e pritet të jenë në Kosovë, përgjatë muajve gusht, shtator, tetor, nëntor, dhjetor 2023. Data e saktë e rezidencës një mujore për secilin/ën nga katër artistët/et përfituese/e do të vendoset në bashkëpunim me artistët dhe artistet përkatës/e pas përfundimit të përzgjedhjes.
Cka përfshin rezidenca artistike Reconnection 2.0?
Rezidenca artistike Reconnection 2.0 përfshin:
*Vetëm kandidatët dhe kandidatet e përzgjedhur/a do të njoftohen përmes emailit.
Të gjithë/a ata dhe ato që kanë pyetje apo nevojë për sqarime shtesë, mund t’i drejtojnë ato në adresat e lartëcekura jo më vonë se të premten, më 15 qershor, 2023.