THIRRJE E HAPUR: Rezidencat artistike Reconnection 2.0
Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd], kanë kënaqësinë të hapin thirrjen e dytë për rezidencat artistike në kuadër të platformës së përbashkët Reconnection 2.0, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Rezidencat artistike Reconnection 2.0 kanë për qëllim të shërbejnë si hapësira për artistë dhe artiste nga fusha të ndryshme (letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.), që përgjatë një muaji në Kosovë të reflektojnë dhe prodhojnë punë nga fushat e tyre përkatëse.
Nga kjo fazë e thirrjes do të kenë mundësi të përfitojnë deri në dy artistë/e nga Serbia, të cilët do të përfitojnë nga një rezidencë një mujore në Kosovë.
Gjatë qëndrimit një mujor në Kosovë, secili/a nga artistët/et pritet të krijojnë punë të reja si dhe të bashkëpunojnë afërsisht me stafin e Qendrës Multimedia në programin ekzistues.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë artistët dhe artistet e moshës mbi 20 vjeç, nga Serbia, nga të gjitha fushat artistike [letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.]
Si të aplikohet?
***Aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi në adresën elektronike: [email protected]. Me subjekt: Kosovo / Artistic Residencies Reconnection 2.0
Afati për aplikim
E premte, 25 mars, 2022.
Kur do të realizohen rezidencat?
*** Artistët dhe artistet përfitues/e pritet të jenë në Kosovë, në mes muajve prill - qershor. Data e saktë e rezidencës një mujore për secilin/ën nga përfituesit/et do të vendoset në bashkëpunim me artistët dhe artistet përkatës/e pas përfundimit të përzgjedhjes.
Qëndrim një mujor në Kosovë, përkatësisht në Serbi.
Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit.
Mbulim të shpenzimeve të akomodimit.
Një stipend bazik për shpenzime personale gjatë qëndrimit.
Një ngjarje promovuese të punës së artistit/es në përgjithësi, dhe punës së prodhuar gjatë rezidencës, në veçanti.
*Vetëm kandidatët dhe kandidatet e përzgjedhur/a do të njoftohen përmes emailit.
Të gjithë/a ata dhe ato që kanë pyetje apo nevojë për sqarime shtesë, mund t’i drejtojnë ato në adresat e lartëcekura jo më vonë se të mërkurën më 23 mars, 2022