Lexim skenik: Trilogjia Beogradase



TRILOGJIA BEOGRADASE nga Bilana Srblanoviq — Lexim skenik
16 qershor, ora 20:00
Teatri ODA
Regjia: Blerta Neziraj
Aktorë: Verona Koxha, Kushtrim Sheremeti, Daniela Markaj, Afrim Muçaj
Për dramën 
“Trilogjia beogradase” flet për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe ekzilin e qytetarëve të saj. Secili akt prezanton serbë të rinj të cilët janë duke tentuar të ri-formojnë jetërat e tyre jashtë atdheut, në ikje nga luftërat e Ballkanit si dhe zgjedhjet përballë të cilave ata gjenden ndërkohë që tentojnë të ndërtojnë një jetë të re për veten si të ikur - në Pragë, Sidney dhe Los Angeles.
Ky lexim skenik realizohet në kuadër të projektit Reconnection 2.0, të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, implementuar nga Qendra Multimedia dhe Heartefact Fund.

Lajme