Projekti Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor – READ shpall Thirrjen për aplikime 2020
- Thirrja e Hapur 1 “Mbështetja e projekteve ndërkulturore”, synon të promovojë bashkëpunimin ndërkulturor në rajon. Qëllimi i kësaj thirrjeje është promovimi i letërsisë, leximit dhe diversitetit kulturor. Qëllimi është që mbështetja të shpërndahet gjerësisht për një numër iniciativash kulturore me bazë në komunitet të të gjitha vendeve dhe për të promovuar rrjetëzimin e bashkëpunimin në mes tyre.
Afati i fundit për aplikim: 10 shkurt, 2021, ora 24:00.
Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 3.000 € për grant.
- Thirrja e Hapur 1 “Mbështetja e projekteve shumëgjuhësore”, synon të mbështesë difuzionin e veprave letrare në shtetet në fokus. Qëllimi i kësaj përpjekjeje pritet të jetë përkthimi në kombinim prezantimin e promovimin e letërsisë në rajon. Mbështetja e këtij projekti do të plotësojë dhe do të rrisë ndjeshëm përkthimin ndër-rajonal të autorëve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.
Afati i fundit për aplikim: 10 shkurt, 2021, ora 24:00.
Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 2.000 € për grant
Projekti Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor – READ është projekti rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim që t’u mundësojë akterëve të shoqërisë civile të nxisin dhe ti kontribuojnë tolerancës ndërkulturore dhe vlerave demokratike me fokus të veçantë tek të rinjtë.
Projekti READ implementohet nga Goethe-Institut Shkup së bashku me organizatat e saj partnere: Asociacioni Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Asociacioni Kulturor Kalem (Turqi) dhe Qendra Multimedia (Kosovë).