Pesë gjëra që duhet ti dini për Qendrën Multimedia
Për The Stage:
E themeluar në vitin 1880, The Stage është kompani private e udhëhequr nga një prej familjeve të dy themeluesve. The Stage publikon në shtyp dhe web, dhe konsiderohet ndër platformat që duhet të lexohen nga ata që janë të përfshirë apo që interesohen për industrinë e arteve performuese në Britani të Madhe e tutje. The Stage është një burim i pazëvendësueshëm për aktorë dhe performues, teknikë të skenës, ekipe kreative dhe për ata të përfshirë në trajnim dhe arsim.
Photos by: Jetmir Idrizi
Javën e kaluar, në platformën e mirënjohur britaneze për artet performuese – The Stage (www.thestage.co.uk), u botua një artikull i detajuar në lidhje me Qendrën Multimedia.
Artikulli i shkruar nga Natasha Tripney fokusohet në edicionin e parë të Qendra Multimedia Theatre Showcase (që u mbajt prej 19-21 tetor), që përfshiu edhe premierën e shfaqjes “Hipokritët apo Pacienti Anglez”, por gjithashtu edhe në shfaqje të tjera të prodhuara nga Qendra.
Artikulli gjithashtu ka në qendër të vëmendjes edhe në profilin e drejtorit të Qendrës, dramaturgun Jeton Neziraj, puna e të cilit përshkruhet si “me tone satirike me kahje nga absurditeti Kafkesk”. Për më shumë shfaqjet e Qendrës ilustrohen si vibruese me muzikë dhe tema që njihen si post-dramatike.
“Këto shfaqje e prezantojnë se si është të jesh pjesë e përvojës aktuale Kosovare, duke e parë se si është ti përkasësh komunitetit LGBT ose Roma në rajon, rrethuar me sistem korrupsioni dhe një infrastrukturë drejt shembjes, në një rrethanë politike, ekonomike dhe shoqërore të luftës, dhe rolit të ndryshueshëm të tearit në gjithë këtë mes”. Këtu mund të lexoni artikullin e plotë.