Edicioni i tetë
REPUBLIKA LETRARE
Dy referendume për pavarësi janë mbajtur në vjeshtë të vitit 2017, në rajone të cilat kanë luftuar beteja të gjata, vetëm për ta bërë të mundur votimin. Si përfundim, ditët për numërimin e votave arritën dhe e tërë bota i ndjeki proceset e referendumeve në Kataloni dhe Kurdistanin e Irakut. Si do që të jetë, që të dy referndumet u ndeshën me refuzim të fuqishëm nga shtetet e tyre amë, Spanja dhe Iraku, dhe jo drejtpërdrejt, nga Bashkimi Evropian, Turqia dhe komuniteti ndërkombëtar. Presidenti kurd, Masoud Barzani dha dorëheqje, edhe pse 90 përqind të kurdëve në Irak votuan për pavarësi, për shkak që rezultatet u shpërfillën dhe nxitën një krizë regjionale. Menjëherë pas referendumit katalan, presidenti Carles Puigdemont u arratis në Belgjikë, nga frika se do të persekutohet, pasi që Madridi e shpalli referendumin joligjor. Përderisa deklarata e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2018 u përcjell me njohje të shtetit të ri nga qindra shtete nga e tërë bota, kurdët dhe katalanët u lanë të panjohur dhe të braktisur. Kur ai po e dorëzonte postin, z. Barzani përsëriti thënjen e vjetër duke thënë se “kurdët nuk kanë shokë por malet”, pasi që njerëzit e tij u tradhëtuan edhe një herë nga fuqitë ndërkombëtare.
Në hije të këtyre proceseve dramatike politike, ekziston një skenë kulturore dhe letrare shumë kumbuese, së bashku me shoqërinë civile dhe OJQ-ve, të cilat sigurisht do të mund të ofronin një përgjigje për këto ngjarje – sidomos në pyetjen e rolit të një shkrimtari në kohë dhe klimë jo stabile politike. Ishte shumë interesant të obzervohen reagimet e shkrimtarëve pas referendumit katalan, posaqërisht të atyre që kanë anuar nga krahu djathtist (si në rastin e Mario Vargas Llosa). Çka ndodhi me shkrimtarët kurdë gjatë asaj periudhe të trazuar të referendumit, çka po ndodhë me shkrimtarët Kosovarë sot dhe “a ka mësuar më në fund pavarësia të këndojë, përderisa poetët kanë kënduar nga ajo”?
Jehona e këtyre ngjarjeve politike në jetërat e individëve dhe komuniteteve, është e errët dhe e gjatë. Këto ngjarje gjithashtu do të ndikojnë në pamjen e kulturës së këtyre rajoneve dhe ambienteve të tyre rrethuese. Çuditërisht njëri rajon është në qendër të Bashkimit Evropian, ndërsa tjetri gjindet në njërën nga zonat më jo stabile dhe të dhunshme sot në botë. Ne jemi dëshmitarë të luftërave të vazhdueshme dhe migrimeve, ndërsa në të njëjtën kohë muret ngriten shpejt dhe kufinjtë e shteteve forcohen; ky nuk është vetëm rasti me kufinjtë e jashtëm të “Kështjellës Evropë”, por edhe me kufinjtë e brendshëm, të cilët janë shumë më të mbyllët se që kanë qenë vetëm dhjetë vite më herët. Gjithashtu kemi rastin e Mbretërisë së Bashkuar dhe ndarjes nga BE-ja. A mund të tërheqim paralele me disa lëvizje të tjera për pavarësi nëpër botë? A mund të diskutojmë përse Breksiti është i mundur, dhe pse Katalonia e pavarur nuk është e mundur, apo ky lloj diskutimi nuk ka ndonjë kuptim? Ne jemi gjithashtu dëshmitarë të një globalizimi më të madh se kurdoherë dhe një konvergjencë të botës, edhe pse më së shumti në fushën e ekonomisë, ndërsa në të njëjtën kohë dallimi ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është duke u rritur edhe më shumë, si në nivel lokal po ashtu edhe në nivel global. A thua si konsiderohen këto përpjekje për pavarësi të kurdëve dhe të katalanëve në të gjithë këto turbullira?
Edhe pse disa figura politike insistojnë duke na rikujtuar për veçantinë e rastit të Kosovës, ne jemi duke dëshmuar një ngadalësim të rezolutës politike të ‘Pyetjes së Kosovës’, të përshkruar në Startegjinë për zgjerim të BE-së në Ballkanin Perëndimor të adoptuar së fundmi nga Komisioni Evropian. A do të thotë kjo se zyrtarët e lartë të BE-së i kanë ndërlidhur tri K-të (Kosova, Katalonia, Kurdistani) dhe kanë provuar të krijojnë një ekuilibër në kurriz të Kosovës?
Festivali ndërkombëtar i letërsisë POLIP, do të provojë të shqyrtojë këtë temë si një pikë e dobët e komunitetit ndërkombëtar, e cila në një moment u shëndërrua në dhunë për të ruajtur status quo-në dhe rendit ekzistues të shtet-kombeve. Për këtë arsye ne i ftojmë autorët nga shtete të ndyshme që të marrin pjesë në debatet e POLIP-it dhe leximeve publike, duke shpresuar që angzhimi i tyre do të ndriçojë ngjarjet e fundit dhe do të ofrojnë ide në lidhje me sfidat në të ardhmen tonë të afërt.
Prandaj, festivali POLIP dhe ndikimi i tij, mund të shihen si një Republikë e Lirë Letrare, ku takohen Princi i Makiavellit dhe Shteti i Platos, Mësuesi i Pianos i Elfride Jelinekut dhe Lutjet e Çernobilit të Svetlana Aleksieviçit, si në një eponim të tregimit të Rej Bradbërit, por mbi të gjitha, festivali POLIP është një hapësirë për njerëz që dëshirojnë të diskutojnë lirshëm të ardhmen e botës në të cilën të gjithë ne jetojmë dhe që na brengosë të gjithëve.