Projekti Kultura për Ndryshim i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut Skopje, është duke kërkuar një Ekspert në menaxhment dhe politika kulturore, për të bërë hulumtim në lidhje me skenën kulturore dhe artistike në Kosovë, për të analizuar pikat e forta, dobësitë, mundësitë strategjike dhe hapat taktikë për zhvillim, 19 vjet pas luftës dhe 10 vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë.
Puna e ekspertit/ekspertes pritet të fillojë me 1 nëntor 2018 deri me 30 qershor 2019 (tetë muaj). Ai/ajo pritet të udhëtojë periodikisht në Kosovë (për të realizar intervistat dhe për të mbledhur të dhënat). Për të kompletuar suksesshëm misionin e ekspertit/ekspertes, stafi i projektit Kultura për Ndryshim do të aranzhojë vizitat në Kosovë, intervistat me aktorët kryesorë dhe transportin për në Kosovë.
Afati i fundit për aplikim: 5 tetor 2018
Më shumë informata në lidhje me këtë pozitë, mund të gjeni në dokumentin më poshtë: