Pasojat e këtyre ngjarjeve politike në jetërat e individëve dhe komuniteteve janë të rënda dhe të gjata. Këto ngjarje do të ndikojnë gjithashtu edhe në peisazhet e këtyre rajoneve dhe rrethinave të tyre. Çuditërisht, njëri rajon është në zemër të Evropës, ndërsa tjetri është në një nga zonat më jo stabile dhe të dhunshme në botën e sotme. Ne jemi dëshmitarë të fenomenit të luftërave dhe migrimeve të vazhdueshme, ndërsa në të njëjtën kohë muret po ndërtohen shpejtë dhe kufinjtë e shteteve po forcohen; ky duke qenë jo vetëm rasti me kufinjtë e jashtëm të ‘Kalasë Evropë’ por gjithashtu edhe me kufinjtë e bredshëm, që janë shumë më të mbullur tash se para dhjetë viteve. Gjithashtu kemi rastin e Mbretërisë së bashkuar dhe largimit nga Bashkimi Evropian. A mund të bëjmë krahasime me lëvizje të tjera për pavarësi nëpër botë? A lejohemi të debatojmë pse Breksiti lejohet, dhe pse pavarësia e Katalonisë nuk lejohet, apo debati i tillë nuk ka kuptim? Ne gjithashtu jemi dëshitarë të një globalizimi të madh dhe një konvergjence të botës, edhe pse pothuajse më së shumti në sferën e ekonomisë, ndërsa në të njëjtën kohë dallimi në mes të të pasurve dhe të varfërve po rritet si në nivel lokal ashtu edhe ne nivel global. A thua ku përkasin përpjekjet për pavarësi të kurdëve dhe katalanëve në këto trazira?
Edhe pse figura të ndryshme politike vazhdojnë të na kujtojnë për individualitetin dhe veçantinë e rastit të Kosovës, ne po e dëshmojmë një ngadalësim të rezolutës politike të ‘pyetjes së Kosovës’, siç është përcaktuar në Strategjinë për zgjerim në Ballkanin Perendimor të Bashkimit Evropian, së fundmi adaptuar nga Komisioni Evropian. A do të thotë kjo që zyrtarët e lartë të BE-së i kanë lidhur tri K-të (Kosova, Katalonia, Kurdistani) dhe kanë provuar të krijojnë një bilanc në krah të Kosovës? Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë POLIP do të provojë të shqyrtojë këtë temë si një pikë të errët të komunitetit ndërkombëtar, i cili në një moment u shëndërrua në dhunë në mënyrë që të mbajë status kuonë dhe rendin ekzistues të shtet-kombeve. Për këtë arsye ne ftojmë autorë nga shtete të ndryshme që të marrin pjesë në debatet dhe leximet publike të POLIP-it, duke shpresuar që angazhimi i tyre do të sjellë pak ndriçim në ngjarjet e fundit dhe do të ofrojë disa ide sa i përket sfidave në të ardhmen e afërt. Prandaj Festivali POLIP dhe ndikimi që vjen nga ai, mund të shihen si një Republikë e Lirë Letrare, ku takohen Princi i Makiavellit dhe Shteti i Platos, Mësuesi i Pianos i Elfride Jelinek dhe Lutja e Çernobilit i Svetlana Alekseviç, si një emër i përbashkët i tregimit të Rej Bredbërit; por mbi të gjitha, Festivali POLIP është një zonë për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të diskutojnë të ardhmen e botës në të cilën jetojmë dhe që n’a përket të gjithëve.
Edicioni i 8-të
REPUBLIKA LETRARE
Dy referendume për pavarësi janë mbajtur në vjeshtën e vitit 2017 në rajone që kanë luftuar në bejeta të gjata vetëm për ta bërë votimin e mundshëm. Më në fund këto ditë për të votuar erdhën dhe e gjithë bota ndjeki proceset e referendumeve në Kataloni dhe në Kurdistanin e Irakut. Sidoqoftë, të dy referendumet u përcjellën me refuzime të flakshme nga shtetet e tyre të vendit, Spanja dhe Iraku, e gjithashtu edhe nga Bashkimi Evropian, Turqia dhe komuniteti ndërkombëtar. Presidenti kurd Masoud Barzani dha dorëheqje, edhe pse 90 përqind të kurdëve në Irak votuan për pavarësi, dhe rezultatet dështuan dhe sjellën një krizë rajonale. Menjëherë pas referendumit katalan, Presidenti Carles Puigdemont u arratis në Belgjikë nga frika se do të persekutohet, pasi që Madridi e shpalli referendumin joligjor. Ndërsa deklarata e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 u përcjell me njohjen e shtetit të ri nga më shumë se njëqind shtete nga e tërë bota, kurdët dhe katalanët nuk u njohën dhe u bragtisën. Kur po e linte postin e tij, Z. Barzani e përsëriti thënjen e vjetër se “kurdët nuk kanë miq tjerë përveç maleve”, pëderisa njerëzit e tij ishin tradhëtuar edhe një herë nga fuqitë botërore.
Në hije të këtyre proceseve dramatike politike, ekziston një skenë shumëngjyrëshe kulturore dhe letrare, së bashku me sektorin civil dhe të OJQ-ve, që mesiguri do të mund të ofronin përgjigje ndaj këtyre ngjarjeve – posaqërisht sa i përket rolit të shkrimtarëve në kohë dhe klimë politike jo stabile. Ishte shumë interesante të obzervohen reagimet e shkrimtarëve pas referendumit katalan, posaqërisht të atyre që kanë anuar nga e djathta (si rasti i Matio Vargas Llosa). Çka ndodhi me shkrimtarët kurdë gjatë periudhës turbulente të referendumit, çka po ndodhë me shkrimtarët Kosovarë sot dhe a ka mësuar liria më në fund “të këndojë atje ashtu siçi kënduan poetët asaj”?