Festivali i Teatrit në kuadër të Paradës së Krenarisë në Beograd [Belgrade Pride Theater Festival], i cili synon të shndërrohet në traditë të përvitshme, do të ketë edicionin e tij të parë këtë vit. Kjo ngjarje e organizuar ngaHeartefact Fund, kapërqëllim që përmes metodave artistike të adresojë çështje me të cilat ballafaqohen pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+ në rajon.
Programi i sivjetëm i shfaqjeve mysafire në kuadër të festivalit, do të sjell në Beograd tri shfaqje të cilat në fabulat e tyre trajtojnë problematika që lidhen me aktivizmin në mbrojtje të të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+, seksualitetin, homofobinë e dashurinë.
55 Shades of Gay, shfaqje e prodhuar nga Qendra Multimedia, me regji të Blerta Nezirajt, trajton një ambient ku homofobia është e rrënjosur. Duke qëndruar në anën e kundërt të korrektësisë politike, shfaqja eksploron marrëdhëniet e pushtetit të cilat determinojnë për cka dhe për kë kujdesemi. Përmes metodës artistike, shfaqja flet për tolerancën, aktivizmin, luftën për të drejtat e njeriut dhe homofobinë.
55 Shades of Gay do të luhet më 10 shtator, nga ora 20:00 në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, Beograd.