Si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët me partnerë nga Evropa, për sezonin teatror 2026-2027, Qendra Multimedia nga Prishtina është duke planifikuar realizimin e një projekti teatror i cili si synim primar ka problematizimin e adresimin e çështjeve që lidhen me degradimin urbanistik e rrjedhimisht edhe me urgjencën klimatike. Projekti synon të shohë edhe pozicionin tonë intelektual e artistik në një shoqëri të zhytur në cikle sjelljesh shkatërruese ndaj ambientit, ta artikulojë performativisht atë pozicion. Si bazë e projektit është drama “Pesë stinët e armikut të popullit”, e cila është e bazuar në historinë tragjike të arkitektit e planifikuesit hapësinor Rexhep Luci, i cili në Prishtinën e pas-luftës, po përpiqej të vinte kontroll urbanistik. Për kompanitë e ndërtimit e ato të prodhimit, për kastat e korruptuara politike, për mediet oportuniste, për komandantët e luftës, për zyrtarët e UN-it e për shumëkënd tjetër, ai ishte “armiku”. Rexhep Luci ishte kërcënuar me jetë disa herë dhe pastaj edhe ishte vrarë në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.
Që prej 25 vitesh, cështja e ndërtimeve pa leje në Prishtinë dhe në Kosovë ka marrë përmasa katastrofike. Përtej të qenit thjesht problem i interesave të ngushta, ajo që u ka ndodhur qyteteve tona në këto vjet të pasluftës, është tregues i raportit tonë me hapësirën publike dhe shëndetin publik në përgjithësi. Duke ndërtuar pa plan, pa kontrollë, qytetet tona janë bërë ngulfatëse; hapësira publike e pasigurt dhe jo miqësore për njeriun është shndërruar në gjenerues të vazhdueshëm të ankthit, ndërsa reduktimi i hapësirave të gjelbra është garantues i një të ardhmeje edhe më të errët e të pasigurt.
Për këtë angazhim të përbashkët jemi në kërkim të një grupi profesionistësh/esh të lëmive të ndryshme që do të na bashkohen në ekipin krijues të shfaqjes:
Kjo shfaqje do të realizohet si pjesë e projektit “Narrativat e së ardhmes…” financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit të Evropës Kreative, i cili implementohet nga UniT Graz (Austri); Het Nieuëstedelijk (Belgjikë); Theatre Bellevue (Holandë); Qendra Multimedia (Kosovë); Cesie ETS (Itali); The Hessisches Landestheater Marburg GmbH (Gjermani); Mhtconsult (Danimarkë).
Periudha e prodhimit: Mars-Qershor 2025.
Afati për aplikim: 25 shkurt, 2025
Si të aplikohet: Në [email protected] me subjektin “Future Narratives”