Blerta Neziraj dhe Armend Smajli nderohen nga MKRS
Sot më 28 maj, 2021, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, i ka ndarë Blerta Nezirajt çmimin për regjinë më të mirë në fushën e teatrit për vitin 2020, ndërsa Armend Smajlit çmimin për aktorin e vitit.
Blertës çmimi i është ndarë për regjinë e shfaqjes "Kthimi i Karl Majit" ndërsa Armendit për rolin e Kara Ben Nemsit në po të njëjtën shfaqje.
Shfaqja "Kthimi Karl i Karl Majit" nga Jeton Neziraj, u dha premierë vitin e kaluar dhe është bashkëproduksion i Qendrës Multimedia, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Volksbühne në Berlin.
Çmimet tjera që u ndanë sot për pjesëtarë të komunitetit teatror janë: Shfaqja më e mirë e vitit 2020 - Artpolis për shfaqjen “Zgjimi i pranverës”; Çmimi për vepër jetësore - aktorit Enver Petrovci dhe çmimi për përfaqësim ndërkombëtar - aktorit Mentor Zymberaj.
Falenderojmë publikun dhe gjithë mbështetësit për vlerësimin e punës sonë!