Nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Portugalia, Zvicra dhe Shqipëria, Qendra Multimedia sjell një program të pasur aktivitetesh për tre muajt e fundit të vitit 2026.
Programi ndërthur dy premiera në skenat vendore me prezantime të shfaqjeve në teatro dhe festivale ndërkombëtare.
Muaji tetor nis me premierën e shfaqjes “UNRECOGNIZED”, më 10 tetor në Teatrin Shqiptar në Shkup, në kuadër të Skupi Festival. Shfaqja do të prezantohet më pas në Gjilan, Prishtinë dhe Tiranë, si dhe në Prizren, gjatë Kosovo Theatre Showcase, për të vazhduar pastaj turneu europian në Suedi e Gjeorgji.
Në të njëjtin muaj, shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” do të prezantohet në teatrin São Luiz në Lisbonë, Portugali, më 23, 24 dhe 25 tetor. Ndërkaq, “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” do të udhëtojë drejt Zvicrës, me dy prezantime në Bühne Aarau, më 30 dhe 31 tetor.
Nëntori sjell një tjetër ngjarje të rëndësishme me Kosovo Theatre Showcase, që do të mbahet nga 6 deri më 8 nëntor në Prizren. Ky edicion i veçantë, me temën “[DE]Kontaminimi i së vërtetës: A mund teatri t’i pajtojë kontradiktat ndërmjet të vërtetave? Nëse po, me çfarë çmimi?”, do të sjellë shfaqje dhe diskutime mbi rolin e teatrit në përballjen me të vërtetat, kontradiktat dhe realitetet bashkëkohore.
Në kuadër të Showcase, më 7 nëntor do të jepet premiera e “Trilogji Kosovare në Dy Pjesë”, ndërsa më 8 nëntor do të prezantohet shfaqja “UNRECOGNIZED”.
Programi do të vazhdojë edhe gjatë nëntorit dhe dhjetorit, me prezantime të “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” dhe “Trilogji Kosovare në Dy Pjesë” në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Përmes këtij programi, Qendra Multimedia vazhdon të krijojë hapësira për teatër bashkëkohor, shkëmbim artistik dhe dialog me publikun, duke lidhur skenën e Kosovës me skena dhe audienca ndërkombëtare.
QENDRA MULTIMEDIA | KUR DHE KU TRAZOJME
TETOR 2026
10 Tetor | 20:00 UNRECOGNIZED — Premiera Teatri Shqiptar Shkup Festivali Skupi Maqedonia e Veriut
12 Tetor | 20:00 UNRECOGNIZED Teatri i Qytetit të Gjilanit Gjilan, Kosovë
13 Tetor | 20:00 UNRECOGNIZED Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë, Kosovë
23 & 24 Tetor | 20:00 NËN HIJEN E NJË PEME U ULA DHE QAVA Teatro São Luiz Lisbonë, Portugali
25 Tetor | 17:00 NËN HIJEN E NJË PEME U ULA DHE QAVA Teatro São Luiz Lisbonë, Portugali
30 & 31 Tetor | 20:00 PRISHTINA. VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË ËNDRRE Aarau Bühne Zvicër
NËNTOR 2026
5 Nëntor | 20:00 UNRECOGNIZED Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë, Shqipëri
6–8 Nëntor Kosovo Theatre Showcase & Konferenca Ndërkombëtare e Teatrit [De]Kontaminimi i të vërtetës. A mund teatri t’i pajtojë kontradiktat ndërmjet të vërtetave? Nëse po, me çfarë çmimi? Prizren, Kosovë
7 Nëntor | 20:00 TRILOGJI KOSOVARE NË DY PJESË — Premiera Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” Prizren Kosovo Theatre Showcase Prizren, Kosovë
8 Nëntor | 20:00 | UNRECOGNIZED Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” | Prizren Kosovo Theatre Showcase Prizren, Kosovë
11 Nëntor | 20:00 PRISHTINA. VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË ËNDRRE | Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë, Kosovë
13–15 Nëntor UNRECOGNIZED | Malmö Stadsteater Malmö, Suedi
16 Nëntor | 20:00 TRILOGJI KOSOVARE NË DY PJESË | Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë, Kosovë
18 Nëntor UNRECOGNIZED | Göteborgs Stadsteater Gothenburg, Suedi
21–22 Nëntor UNRECOGNIZED | Dramaten Stockholm, Suedi
26–27 Nëntor UNRECOGNIZED | Royal District Theatre Tbilisi, Gjeorgji
DHJETOR 2026
3 Dhjetor | 20:00 TRILOGJI KOSOVARE NË DY PJESË | Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë, Kosovë
8 Dhjetor | 20:00 PRISHTINA. VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË ËNDRRE | Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë, Kosovë