The Handke Project shpërblehet katër herë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj



Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se shfaqja jonë The Handke Project, e cila është bashkëprodhim me Mittelfest & Teatrin e Pergolas (Itali); Teatrin e Dortmundit (Gjermani); Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Scene MESS dhe Teatrin Kombëtar të Sarajevës (Bosnjë dhe Hercegovinë) është shpërblyer katërfish në edicionin e 52-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

 

Shfaqja më e mirë - The Handke Project

Regjia më e mirë - Blerta Neziraj për shfaqjen The Handke Project

Aktori më i mirë - Arben Bajraktaraj për rolin e tij në shfaqjen The Handke Project

Kostumografia më e mirë - Blagoj Micevski për kostumet e shfaqjes The Handke Project

 

Falemnderit jurisë për vlerësimin dhe publikut e organizatorëve të festivalit për mikpritjen!

 

Lajme