EURODRAM – Thirrje e hapur për drama shqipe – 2021/2022
Komiteti Shqiptar i EURODRAM-it, publikon këtë thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe, për vitin 2021/2022.
Për këtë edicion komiteti do të përzgjedhë drama nga autorët shqiptar, të shkruara në këto tre vitet e fundit. Dramat, jo domosdoshmërisht duhet të kenë qenë të inskenuara apo botuara më përpara. Përjashtohen dramat të cilat kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të EURODRAM-it.
Dramat mund të dorëzohen nga autorët, botuesit, agjentët etj. në këtë e-mail adresë më poshtë, me titullin: EURODRAM 2021:
Propozimet duhet të përfshijnë dramën e plotë, një përmbledhje të shkurtër të dramës (synopsis), një biografi të shkurtër të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet eventuale të mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.
Përzgjedhjet e tri dramava më të mira nuk nënkuptojnë ndonjë shpërblim me pagesë. Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokalë e ndërkombëtarë për ta vënë në skenë apo botuar dramën e propozuar.
Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 15 janar 2022.
Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mesdhetare dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që t'ua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht shumëllojshmërisë gjuhësore. Komiteti shqiptar i EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org)