RECONNECTION 2.0 NË KOSOVO THEATER SHOWCASE 2020



Projekti Reconnection 2.0 i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd] do të jetë nikoçir i dy ngjarjeve në kuadër të edicionit të tretë të Kosovo Theater Showcase i cili mbahet ndërmjet datave 27 tetor dhe 1 nëntor, 2020.

Shfaqja Balava, prodhim i Hearteface Fund do të hapë këtë edicion të Kosovo Theater Showcase, duke u luajtur më 27 tetor nga ora 20:00 në Teatrin ODA në Prishtinë, për të udhëtuar të nesërmen më 28 tetor nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Më 28 tetor, duke filluar nga ora 11:00 organizohet edhe një diskutim ndërmjet aktoreve të mirënjohura nga Serbia, Jasna Đuričić and Mirjana Karanović, i moderuar nga Agron Bajrami.

Të gjitha ngjarjet janë të hapura për pjesëmarrje fizike të publikut, duke respektuar vendimet dhe masat e marra nga institucionet relevante për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Më shumë detaje për programin e sivjetëm të Kosovo Theater Showcase, KËTU

Lajme