The Handke Project në turne në Slloveni dhe Kroaci
Në muajin qershor, me shfaqjen tonë "The Handke Project" ishim në një turne të jashtëzakonshëm në Slloveni e Kroaci.
E nisëm më 6 qershor në Teatrin Kombëtar Slloven në Maribor si pjesë e Festivalit të Teatrit atje, për të vazhduar më 8 qershor në Teatrin Kombëtar Slloven në Nova Goricë, më 9 qershor në Teatrin e Qytetit në Ptuj e më 11 qershor në ZKM në Zagreb.
Duam të marrim një moment për të falenderuar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Slloveni dhe ambasadorin, Shkëlqesinë e tij, z. Valdet Sadiku me gjithë stafin e mrekullueshëm, në veçanti z. Burim Qorri i cili ishte me ne përgjatë gjithë udhëtimeve nëpër Slloveni. Jemi shumë mirënjohës edhe ndaj bizneseve me pronarë shqiptarë, "Kaltrina Travel" dhe "Hotel Morea", të cilët përmes ambasadës mbështetën transportin tonë brenda Sllovenisë. Falenderojmë poashtu Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe Bashkësinë e Shqiptarëve në Kroaci e z. Remzi Bajraktaraj për mikpritjen dhe mbështetjen.
Krejt në fund, falemnderit nga zemra komuniteteve shqiptare në Slloveni e Kroaci që ishin me ne përgjatë gjithë këtij rrugëtimi dhe na e bënë atë jo vetëm më të lehtë, por edhe shumë më të bukur!