THIRRJE E HAPUR për “Mbështetje e projekteve NDËRKULTURORE në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Turqi



Është hapur zyrtarisht thirrja për “Mbështetje e projekteve NDËRKULTURORE në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Turqi”!

Thirrja e hapur synon të promovojë bashkëpunimin ndërkulturor në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Turqi.

Objektivi është të shpërndahet gjerësisht mbështetja për një numër iniciativash kulturore në këto vende dhe të promovohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi i tyre.

Për më shumë informata shihni më poshtë;  vizitoni: https://www.goethe.de/ins/mk/m/kul/sup/rea.html ose na kontaktoni në [email protected]

***

Thirrja për aplikime 2022/2023

Thirrja e tretë e hapur “Mbështetje e projekteve ndërkulturore në pesë vende”

Data e shpalljes: 15.11.2022

Rrjeti Rajonal për Diversitetin Kulturor - READ është projekt rajonal i financuar nga BE, me qëllim që të mundësojë aktorët e shoqërisë civile të nxisin dhe kontribuojnë në tolerancën ndërkulturore dhe vlerat demokratike me fokus të veçantë tek të rinjtë. Projekti zbatohet nga Goethe-Institut Shkup së bashku me organizatat e tij partnere: Shoqata Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunim Ballkanik- Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Shoqata Kalem Culture (Turqi) dhe Qendra Multimedia (Kosovë).

Projekti filloi më 1 shtator 2020 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht 2024. Buxheti i nën-granteve në dispozicion është 150,000 € në total për tre raunde thirrjesh në tre vjet. Për raundin e tretë të thirrjes, buxheti në dispozicion është 45,000 €. Mbështetja e projekteve ndërkulturore nënkupton dhënien e 15 granteve të vogla për organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Thirrja e tretë e hapur “Mbështetje e projekteve ndërkulturore në pesë vende”, synon të promovojë bashkëpunimin ndërkulturor në rajon. Qëllimi i kësaj thirrje është promovimi i letërsisë, leximit dhe diversitetit kulturor. Objektivi është të shpërndahet gjerësisht mbështetja për një numër iniciativash kulturore bazë në të gjithë vendet dhe të promovohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi i tyre. Bashkëpunimi ndërmjet të paktën dy shteteve të përfshira në thirrje do të konsiderohet si avantazh.

Afati i fundit për aplikim: 16 janar 2023 deri në 23:59 CET

Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 3.000 € për grant.

Aksioni duhet të mbulojë kostot që lidhen me artet letrare dhe artistët, shumëllojshmërinë e iniciativave të tjera kulturore dhe artistike, duke përfshirë por pa u kufizuar, muzikën, teatrin, prodhimin audio dhe video, multimedian dhe nisma të tjera që promovojnë bashkëpunimin ndërkulturor në rajon.

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike nëpërmjet Portalit të Aplikimit Goethe-GAP në gjuhën angleze: https://gap-online.goethe.de/en-US/

Ju lutemi zgjidhni fushën e financimit: READ - Regional Network for Cultural Diversity - Intercultural projects III/22 me mundësi për të përmbushur përshkrimin e detajuar të Projektit në gjuhën vendase – shqip, serbisht, maqedonisht ose turqisht. Të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë thirrje mund të gjenden në portalin GAP.

Aplikantët duhet të jenë:

  • organizatë jofitimprurëse;
  • organizatat e shoqërisë civile;
  • përgjegjës direkt për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikuesit/partnerët;
  • të regjistruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi ose Turqi për të paktën 6 muaj përpara datës së publikimit të thirrjes;
  • duke punuar në një ose më shumë nga fushat tematike të rëndësishme të kësaj thirrjeje për propozime

 

Projektet nga organizatat rinore inkurajohen veçanërisht.

Vetëm një aplikim nga çdo aplikant do të merret parasysh.

Çdo pyetje në lidhje me aplikimet mund t'u dërgohet organizatave partnere, në adresat e mëposhtme të emailit:

 

për Shqipërinë: [email protected]; për Kosovën: [email protected]; për Maqedoninë e Veriut: [email protected]; për Serbinë: [email protected]; dhe për Turqinë: [email protected]. tr.

Lajme