MUAJI I TEATRIT NË KAÇANIK



Ky program organizohet në kuadër të Platforma Kulturore e Kosovës 2019 + , e cila mbështetet nga SDC – Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Olof Palme International Center, Rockefeller Brothers Fund dhe Komuna e Kaçanikut.

Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qendra Multimedia dhe Komuna e Kaçanikut, në bashkëpunim edhe me Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe teatrin “Adriana” në Ferizaj organizojnë “Muajin e Teatrit në Kaçanik”. Gjatë kësaj feste teatrore, para publikut kaçanikas, do të prezentohen katër shfaqje, të prodhuara nga Qendra Multimedia, Teatri “Adriana” i Ferizajt dhe Teatri i Qytetit, Gjilan.

Shfaqjet e planifikuara:

20 mars / 19:00 – Teatri i Gjilanit

“Vrapo pas gruas tënde”

Autor: Ray Cooney

Regjisor: Ekrem Sopi

Luajnë: Gani Rrahmani, Njomëza Kalaveshi, Tringa Hasani, Alban Shahiqi, Naser Zymberi, Ernest  Zymberi, Gëzim Bucolli

27 mars / 19:00 – Qendra Multimedia

“Hipokritët ose pacienti anglez”

Autor: Jeton Neziraj

Regjisore: Blerta Neziraj

Luajnë: Bajrush Mjaku, Ilire Vinca, Shpëtim Selmani, Dukagjin Podrimaj, Daniela Markaj, Ernest Malazogu. Muzika: Art Lokaj

3 prill / 19:00 – Qendra Multimedia

“Pesë stinët e Armikut të Popullit”

Autor: Jeton Neziraj

Regjisore: Blerta Neziraj

Luajnë: Armend Smajli, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Shpëtim Selmani, Verona Koxha, Afrim Mucaj. Muzika: Arbër Salihu, Tomor Kuci, Drin Tashi.

10 prill / 19:00 – Teatri “Adriana” Ferizaj

“Derisa vdekja nuk na ndanë”

Autor: Nina Horvat

Regjisor: Fatos Berisha

Luajnë: Shpëtim Selmani, Vjosa Abazi, Nexhat Xhokli, Edona Berisha, Arben Marevci, Blin Sylejmani, Gresa Gashi, Donika Zeqiri, Valdrin Osmani, Dashnim Rexhepi

Lajme