King Lori – Instagration, shfaqje mysafire nga Zvicra, në teatrot e Kosovës gjatë muajit mars
King Lori - Instagration
Shfaqje mysafire nga Zvicra
15 mars, 2022. Nga ora 20:00 > Teatri i Qytetit të Gjilanit
16 mars, 2022. Nga ora 20:00 > Teatri “Adriana” i Qytetit të Ferizajt
17-18 mars, 2022. Nga ora 20:00 > Teatri ODA, Prishtinë
Bashkë-produksion i Zürcher Institut für bewegende Künste; Qendra Multimedia dhe Kleintheater Luzern.
Nga: Jeton Neziraj; Regjia: Katharina Cromme
Luajnë: Susanne Abelein dhe Julia Schmidt.
Për shfaqjen:
Origjina dhe ‘kredibiliteti’ i rrugës. Këngë dhe debate. Pushteti dhe media. Ndjekësit në rrjete sociale dhe zgjedhjet. King Lori – Instagration është një dramë për dy personazhe imagjinare; Loredanën dhe Ylfeten. Përmes muzikës dhe debatit, shfaqja ndriçon dinamikat kontraverse të yllit të muzikës, Loredana dhe politikanes së suksesshme, Ylfetës. Të dyja nga Lucerni, të dyjat me prapavijë emigrimi. Por, krijuesit e kësaj shfaqjeje, megjithatë këmbëngulin që këto dy personazhe janë imagjinare. Si në ndonjë përrallë, ose nga Netflx-i, ose nga Instagrami.