Punëtori Ndërkombëtare për Dramaturgji me Mark Ravenhill
Thirrje për pjesëmarrës: “Fake It, Baby, Fake It Until Death Tears Us Apart”
Me shumë kënaqësi i ftojmë dramaturgët e rinj dhe ata në fillimet e karrierës së tyre, shkrimtarët dhe krijuesit e tjerë të teatrit që të aplikojnë për Punëtorinë Ndërkombëtare për Dramaturgji “Fake It, Baby, Fake It Until Death Tears Us Apart” të udhëhequr nga dramaturgu i njohur britanik Mark Ravenhill. Kjo punëtori intensive shtatëditore do të zhvillohet në Prizren (Kosovë), në kuadër të Kosovo Theatre Showcase 2026.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të eksperimentojnë me forma teatrore dinamike, provokuese dhe inovative për të eksploruar kompleksitetin e së vërtetës, si dhe nocione të tjera si të vërtetat e fabrikuara, të vërtetat e ndërtuara dhe/ose “të vërtetat e njohura publikisht”, në raport me dramaturgjinë dhe teatrin.
Edhe pse sesionet do të zhvillohen në gjuhën angleze, pjesëmarrësit inkurajohen të shkruajnë në çfarëdo kombinimi gjuhësh që i përshtatet më së miri shprehjes së tyre artistike.
Programi do të përqendrohet në ushtrime praktike të shkrimit, të shoqëruara me reflektime dhe diskutime në grup.
Datat e punëtorisë: 2–8 nëntor 2026
Vendi: Prizren, Kosovë
Gjuha gjatë punës: Anglisht
Kriteret e pjesëmarrjes dhe kosto
Pjesëmarrësit 18–50 vjeç, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Gjeorgjia, Ukraina, Kroacia, Greqia, Rumania, Turqia, Hungaria dhe Bosnjë e Hercegovina, mund të aplikojnë falas.
Shënim: Pjesëmarrja është falas në punëtori dhe përfshin qasjen në aktivitetet dhe shfaqjet e festivalit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë pjesëmarrësit.
Aplikantët nga vendet e tjera janë gjithashtu të mirëpritur të aplikojnë, por duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 100 EUR dhe të mbulojnë të gjitha shpenzimet personale (udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin).
Pas shprehjes së interesimit për pjesëmarrje dhe pas pranimit në program, do t’ju dërgojmë udhëzimet për mënyrën e pagesës së tarifës së pjesëmarrjes.
Si të aplikoni
Ju lutemi, dërgoni:
CV-në tuaj
Një shkrim prej 300 fjalësh ose një ese të shkurtër si përgjigje në titullin: “Fake It, Baby, Fake It Until Death Tears Us Apart”
Aplikimet duhet të dërgohen në: [email protected].
Subjekti i emailit: “Fake It, Baby, Fake It Until Death Tears Us Apart” me Mark Ravenhill
Afati për aplikim: 30 shtator 2026
Rreth Mark Ravenhill
Mark Ravenhill është një nga dramaturgët britanikë më të njohur dhe më të interpretuar gjerësisht të fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI. Ndër veprat e tij kryesore përfshihen Shopping and Fucking (1996), Some Explicit Polaroids (1999), Mother Clap’s Molly House (2000), The Cut (2006), Shoot Get Treasure Repeat (2007) dhe The Cane (2018).
Në vitin 1999, ai ishte ndër laureatët e Europe Theatre Prize – Theatrical Realities, çmim prestigjioz që iu dha Royal Court Theatre.
Kjo punëtori organizohet nga Qendra Multimedia (Prishtinë) në kuadër të Kosovo Theatre Showcase 2026.