Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në lidhje me përhapjen e virusit COVID - 19 në botë dhe në Kosovë, Qendra Multimedia ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet në terren të parapara për muajin mars dhe prill të vitit 2020.
Përgjatë kësaj kohe, duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, stafi i Qendrës është duke vazhduar punën në mënyrë virtuale nga shtëpia.
Ne ju bëjmë thirrje të gjithë juve të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni rekomandimet e IKSHPK. Njëkohësisht, të sëmurëve me COVID - 19, ju urojmë shërim të shpejtë!
#rriNshpi #ShpëtoJetë