55 shades of gay është një rrëfim burleskë për politikat rreth LGBTI në Ballkan dhe Evropë. Politikanët lokalë të Ballkanit përpiqen të manipulojnë e mashtrojnë zyrtarët e BE-së, mercenarët humanitarë të NGO-ve ndërkombëtare, e që bukur shpesh shfrytëzojnë terrenin homofob për të vjelur fonde e për të realizuar projektet e tyre sociale e edukative [të tipit të punëtorive e seminareve për mënyrën e përdorimit të kondomëve], ndërsa që zyrtarë të BE–së, duke shfrytëzuar pozitën e tyre superiore financiare e politike, përpiqen t’i nënshtrojnë të gjithë.
Në këtë trini [Manipulim. Abuzim. Nënshtrim], pyetja që shtron shfaqja është:
a është i mundur një çlirim seksual [sexual liberation] në Ballkan? Ose, a mundet Ballkani ta nisë një ‘Pranverë ballkanike të revolucionit seksual’?
Në shfaqje, një çift gay bën kërkesë për kurorëzim në një qytet provincial konservativ dhe thellësisht homofob. Kërkesa bëhet në kohën kur shoqata italiane Don Bosco ka nisur në qytet ndërtimin e një fabrike për prodhimin e prezervativëve, një projekt ky që është përkrahur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe që synon zvogëlimin e papunësisë në atë qytet ku papunësia shkon deri në 90%. Intelektualë, artistë, politikanë, përfaqësues të fesë e bombahedhës profesionistë angazhohen që kjo martesë të mos ndodhë, pavarësisht se martesa e çifteve të së njëjtës gjini lejohet me kushtetutën e vendit, të cilën kryeministri e ka nënshkruar simbas udhëzimeve të BE-së.
Menaxhere e skenës: Lendita Idrizi / Ass. e produksionit: Sophia Sinan / Drejtor teknik: Denis Berisha / Ndriçimi: Mursel Bekteshi, Denis Berisha.
Financuar nga:
Olof Palme International Center, Goethe Institute
Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra në Kosovë e Bashkimit Evropian.
Photos by: Jetmir Idrizi
Shfaqja “55 shades of gay” prodhim i Qendrës Multimedia, do të shfaqet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, të shtunën me 01.12.2018, në ora 20:00h.
Autor i kësaj shfaqje është Jeton Neziraj, kurse regjia është nga Blerta Neziraj. Aktorët e shfaqjes janë: Tristan Halilaj, Alketa Sylaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismajli, Semira Latifi, dhe vokal Luan Durmishi.
Skenografia dhe kostumet: Sebastian Ellrich / Muzika: Irena Popovic / Koreografia: Florian Bilbao.