Ashtu sikurse në muajt paraprak, Qendra Multimedia edhe gjatë muajit Prill do të sjellë repriza të shfaqjeve të ndryshme, jo vetëm në Teatrin ODA në Prishtinë, por edhe në teatro të qyteteve të tjera të Kosovës. Për të qenë të informuar rreth aktiviteteve të Qendrës Multimedia na ndiqni në websajtin tonë dhe në rrjetet tona sociale.
Kthimi i Karl Majit
20 Prill 2022, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren
21 Prill 2022, Teatri ODA, Prishtinë
Me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, “Kthimi i Karl Majit” e konfronton publikun me qasjen gati demonizuese të Evropës Perëndimore ndaj Lindjes – superioritetin e supozuar kulturor, politik e intelektual të saj ndaj Lindjes – për të cilën Aleksandar Hemon thotë se i ka rrënjët thellë në kolonializëm dhe racizëm.
Pesë Stinët e Armikut të Popullit
16 Prill 2022, Teatri ODA, Prishtinë
Me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, “Pesë stinët e armikut të popullit” flet për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë” (Ibsen, përmes Stockmann). Por kjo shfaqje na flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes, zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre.