Projekti "Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor”
Thirrje për aplikime 2021/2022
Thirrje e Hapur 2 ”Mbështetje e projekteve shumëgjuhësore në pesë shtete”
Data e shpalljes: 15.11.2021
Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor - READ është projekti rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim që t'u mundësojë akterëve të shoqërisë civile të nxisin dhe ti kontribuojnë tolerancës ndërkulturore dhe vlerave demokratike me fokus të veçantë tek të rinjtë. Projekti implementohet nga Goethe-Institut Shkup së bashku me organizatat e saj partnere: Asociacioni Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik - Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Asociacioni Kulturor Kalem (Turqi) dhe Qendra Multimedia (Kosovë).
Projekti filloi më 1 shtator 2020 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht, 2024. Buxheti i disponueshëm për grante është 80.000 € në total për tre raunde thirrjesh për projekte gjatë tri vitesh. Për thirrjen e dytë buxheti në dispozicion është 30,000 €.
Thirrja e Hapur 2 "Mbështetja e projekteve shumëgjuhësore në pesë shtete", synon të mbështesë difuzionin e veprave letrare në shtetet në fokus. Qëllimi i kësaj përpjekjeje pritet të jetë përkthimi në kombinim prezantimin e promovimin e letërsisë në rajon. Mbështetja e këtij projekti do të plotësojë dhe do të rrisë ndjeshëm përkthimin ndër-rajonal të autorëve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.
Afati i fundit për aplikim: 15 janar, 2022, ora 23:59, кoha lokale
Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 2.000 € për grant.
Mbështetje e projekteve shumëgjuhësore nënkupton dhënien e 12-15 granteve të vogla për OSHC-të nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia (objektivi është afërsisht 2-3 grante për çdo vend). Kjo shumë do të mbulojë kostot që ndërlidhen me përkthim, dizajn dhe shtyp si dhe promovimin e letërsisë në rajon.
Veprat në gjuhë origjinale nga vendet e pranuara në këtë thirrje duhet të përkthehen në gjuhë të tjertë të vendeve të përfshira në thirrje (P.sh. Një autor turk duhet të përkthehet në gjuhët shqipe, serbe dhe maqedonase).
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes Portalit të Aplikimit Goethe-GAP në gjuhën angleze: https://gap-online.goethe.de/de/cases/054bfe83-b326-422b-8d8c-25ff9e835155/create me mundësi për të përmbushur përshkrimin e hollësishëm të projektit në gjuhët lokale - shqipe, serbe, maqedonase ose turke.
Të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë thirrje mund të gjenden në portalin GAP.
Aplikantët duhet të jenë:
Vetëm një kërkesë nga secili aplikant do të merret në konsideratë.
Çfarëdo pyetje rreth procesit të aplikimit mund të dërgohet në adresat e organizatave partnere në adresat vijuese:
Për Shqipëri: [email protected],
për Kosovë: [email protected],
për Maqedoninë e Veriut: [email protected],
për Serbi: [email protected], dhe
për Turqi: [email protected].
Për çfarëdo pyetje rreth procesit të aplikimit nëpërmjet portalit, apo çështjeve administrative e financiare, ju mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]
Ju lutem të na ndiqni në profilet tona në Facebook dhe Instagram për më shumë informata rreth projektit.