Në Qendër jemi në kërkim të një personi për t’ju bashkuar ekipit tonë për t’i koordinuar punët e programit letrar dhe ativitetet e tjera kulturore.
Qendra Multimedia është organizatë e pavarur kulturore. Përqendrimi i saj kryesor janë teatri bashkëkohor dhe letërsia. Ajo prodhon dhe bashkëprodhon shfaqje teatrore dhe aktivitete tjera kulturore dhe letrare për audiencën vendore dhe ndërkombëtare. Shkëmbimet artisktike me partnerët ndërkombëtarë janë pjesë e rëndësishme e punës së Qendrës Multimedia. Më shumë për ne dhe programin tonë në www.qendra.org
Aktivitetet e përfshira në kuadër të programit letrar të Qendrës Multimedia janë:
* Projekti READ - Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor.
* Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë - polip
* Programi i rezidencave letrare
* Përkthimi dhe botimi i librave
* Promovimet e librave; mbrëmjet e leximit; diskutimet dhe aktivitetet e ndryshme letrare nëpër Kosovë dhe rajon.
Detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj pozite janë por nuk kufizohen si vijon:
* Koordinimi dhe implementimi i aktiviteteve në kuadër të programit letrar
* Menaxhimi ditor i komunikimit me partnerë dhe hisedarë të tjerë me të cilët Qendra bashkëpunon në implementimin e programit letrar përfshirë: autorë, përkthyes, dizajnerë, përfaqësues festivalesh letrare etj.
* Identifikimi i mënyrave inovative dhe kreative për transmetim dhe shpërndarje të produkteve letrare të prodhuara nga Qendra Multimedia dhe për organizimin e aktiviteteve letrare në kuadër të programit
* Shkrimi i raporteve për donatorë
* Ngritja e fondeve për programin letrar
* Kjo pozitë pritet të përfshihet dhe asistojë stafin e Qendrës Multimedia edhe në programet tjera ekzistuese sipas nevojës.
- Kualifikimet e nevojshme -
* Së paku një (1) vit përvojë pune në koordinim të projekteve, preferueshëm në sektorin e shoqërisë civile. Përvoja paraprake e punës në organizata kulturore përbën përparësi.
* Aftësi të avancuara në komunikim dhe shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës serbe përbën përparësi.
* Aftësitë e menaxhimit të rrjeteve sociale përbëjnë përparësi.
Kjo pozitë pritet të punojë me orar të plotë në Qendrën Multimedia. Afati i fundit për aplikim është 10 janar, 2023..
Aplikoni duke dërguar një CV dhe letër motivimi në [email protected] me subjekt: Koordinator/e i/e programit letrar të Qendrës Multimedia.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë nga Qendra Multimedia.