Pas shfaqjeve në Lucern dhe pas turnesë së suksesshme në Kosovë, shfaqja KING LORI #Instagration do të shfaqet në Hyperlokal në Zürich, për pesë netë me radhë, në datat 1, 3, 5, 6 dhe 7 shtator, nga ora 20:00, kurse me datë 9 shtator, nga ora 20:00 do të shfaqet në Chollerhalle në Zug.
E shkruar nga Jeton Neziraj, regjinë e KING LORI #Instagration e ka bërë Katharina Cromme, kurse luajnë Susanne Abelein dhe Marie Gesien.
Origjina dhe ‘kredibiliteti’ i rrugës. Këngë dhe debate. Pushteti dhe media. Ndjekësit në rrjete sociale dhe zgjedhjet lokale. King Lori – Instagration është një dramë argëtuese për dy personazhe imagjinare; Loredanën dhe Ylfeten. Përmes muzikës dhe debatit, shfaqja ndriçon dinamikat kontraverse të yllit të muzikës, Loredana dhe politikanes së suksesshme, Ylfetës. Të dyja nga Lucerni, të dyjat me prapavijë emigrimi. Por, krijuesit e kësaj shfaqjeje, megjithatë këmbëngulin që këto dy personazhe janë imagjinare. Si në ndonjë përrallë, ose nga Netflx-i, ose nga Instagrami.
Shfaqja jipet në gjermanisht. Ajo është bashkë-produksion i Zürcher Institut für bewegende Künste; Qendra Multimedia dhe Kleintheater Luzern.
Rezervimi i biletave: [email protected] ose 0792746319