Thirrjes për projekt propozime nga programi Kultura për Ndryshim për vitin 2019 i janë përgjigjur 254 organizata, institucione, grupe jo-formale e artistë individualë. Ekipi vlerësues i përbërë nga Arben Zharku, Anamari Repić, Edis Agani, Sven Skoric (Goethe-Institut) e Jeton Neziraj (Qendra Multimedia) kanë hartuar listën përfundimtare të projekteve fituese. Vlerësimet e projekteve juria i ka bazuar në kriteret e përcaktuara në pakon e “Thirrjes për aplikim” të programit Kultura për Ndryshim. Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara dhe shumës së limituar për grante (230,000 EUR) të gjitha organizatat që janë shpërblyer me grante kanë marrë shumë më të vogla se sa ato që kanë kërkuar në aplikacionin e tyre.
Në tërësi, në këtë cikël, janë shpërblyer 46 organizata, institucione, grupe jo-formale e artistë individualë.
Bashkangjitur mund të gjeni listën e plotë të fituesve të Thirrjes së dytë për grante të programit Kultura për Ndryshim 2019.