“AUDIENCA E VACLAV HAVELIT” në Teatrin Shqiptar në Shkup
Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se shfaqja "Audienca e Vaclav Havelit", produksion i Qendrës Multimedia, do të jipet në Teatrin Shqiptar në Shkup më 13 janar, 2022 nga ora 20:00.
Nga Jeton Neziraj; Regjia: Agon Myftari
Luajnë: Shpëtim Selmani & Dukagjin Podrimja
Rreth dramës
Një drejtor i një teatri vizitohet nga një hetues policie, i cili ka me vete një dosje hetimore të quajtur “Dosja Teatri”.
Në “Audienca e Vaclav Havelit”, shteti autoritar ka ngritur një sistem të çuditshëm byrokratik, një kullë Babiloni me letra e rregullore, ligje e amendamente, vendime, nene, aneks-vendime e aneks-nene… bash si një rrjetë e hekurt merimange, që përdoret për të bërë shantazh, për të ngre kurthe, akuzuar e zhveshë prej pozite e dinjiteti njerëzor gjithësecilin që shteti të dojë, veçanërisht ata të padëgjueshmit dhe ata që refuzojnë t’i bashkëngjiten këtij sistemi.